Arkiv-Lajme
FSHF përjashton nga Superliga ekipin e Bylisit
Komisioni i Disiplinës të FSHF-së ka përjashtuar Bylisin nga Kategoria Superiore pas dhunës së ushtruar në përfundim të takimit Bylis-Laçi. Presidenti i këtij ekipi, Besnik Kapllanaj ushtroi dhunë ndaj delegatit të FSHF-së. Gjithashtu ndeshja e luajtur fitohet nga Laçi me rezultat tavolinë 3-0.
Vendimet:
Champions League / Van Persie "shpëtimtari" i Manchester United, të premten hidhet shorti i 1/8
Manchester United ka arritur të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë ndaj Olympiakos duke u kualifikuar për në fazën e çerekfinaleve në Champions League.
Tre golat e Robin van Persie, përveç kualifikimit kanë ndihmuar dhe trajnerin David Moyes që të vazhdojë të drejtojë 'djajtë e kuq'.
Lojtarët e Manchester United zhvilluan një ndeshje shumë të mirë në Old Trafford, ndryshe nga ajo e para pak ditëve më parë kundër Liverpool, duke fituar 3-0.
Kjo bëri që ekipi anglez të kualifikohet në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Suedi, lirohet 'vrasësi serial'
Një burrë që dikur konsiderohej si një nga vrasësit më të mëdhenj serial, është liruar nga burgu. Një gjë e tillë u bë pasi autoritetet morën vendimin se tetë vrasjet për të cilat ai u dënua ishin bazuar në pohim të pavërtetë.
Sture Bergwall, tani 63 vjeç, është mbajtur në arrest në një klinike psikiatrike për më shumë se 20 vjet. Ai rrëfeu më shumë se 30 vrasje për tri dekada dhe u dënua për tetë.
Ai tërhoqi pohim 6 vjet më parë, duke thënë se kur rrëfeu për vrasjet ishte i dyndur në ilaçe dhe po përpiqej të tërhiqte vëmendje me këtë gjë.
Zgjedhjet në Serbi, Koshtunica në ‘knock out’. Por, gjithsesi jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë
Ndoshta nuk janë të pakët ata që e kujtojnë Vojisllav Koshtunicën. Ish-president i Serbisë dhe ish-kryeministër, ai u bë i njohur sidomos në lidhje me Kosovën në periudhën pas rrëzimit të Millosheviçit.
Raportet e FMN, angazhimet e palës shqiptare. Ulje borxhi, reformë pensionesh, rivlerësim taksave dhe një skemë lotarie për faturat e blerjeve
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka publikuar sot 2 raporte të rëndësishme për Shqipërinë. Raporti i parë është ai që hedh dritë mbi situatën ekonomike të Shqipërisë ku vlerësohet sistemi financiar i vendit, Konkluzionet e raportit flasin për një cënueshmëri të sistemit financiar nga rreziqet në rritje për ekonominë shqiptare. Shkalla e lartë e kredive me problem, përdorimi i lartë i monedhës euro në ekonomi apo ekspozimi i sistemit bankar ndaj borxhit publik janë ndër faktorët kryesorë të riskut.
Maria Elena Boschi: Vlerësomëni për Reformat, jo për format
Kjo që shihni në këtë sekuencë fotosh është Maria Elena Boschi, ministrja italiane e Reformave, qw qysh në krye të herës ka tërhequr vëmendjen edhe për pamjen e saj. Përballë saj, deri dhe Silvio Berlusconi nuk ndejti dot pa lëshuar një nga ato batutat e veta, të cilat ngjajnë të gjitha njësoj: “Si është e mundur që një komuniste të jetë kaq e bukur?” Vetë ajo, në një program televiziv të RAI-t u shpreh para ca ditësh, se priste që “italianët të vlerësonin për reformat, e jo për format”.
Një zbulim arkeologjik që lidhet me shëndetin. Një skelet 3200 vjeçar me gjurmë të sëmundjes së kancerit
Një skelet njeriu, i vjetër 3200 vjet dhe i gjetur në Sudan ka dhënë një provë të faktit se sëmundja e kancerit është shumë e vjetër. Ndoshta ka shoqëruar vetë njeriun në historinë e tij. Kjo është tezë që shihet si me ndikim, pasi mendimi për kancerin, ose shkaqet e tij, e lidh atë me stilin e jetës apo ushqimin. Gjithsesi skeleti në fjalë dëshmon se 20-25 vjecari afrikan ka vuajtur nga kanceri i cili sipas studiuesve mund të jetë shkaktuar nga ekspozimi ndaj tymit të pemëve të djegura, predispozita gjenetike apo edhe parazitët.
Qeveria: Mund të aplikojnë për t’u pranuar në polici edhe fëmijët e policëve të vrarë
Qeveria ka miratuar sot një vendim përmes të cilit ligjëron të drejtën e ministrit të Brendshëm, që me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të pranojë në policia aplikanët nga radhët e fëmijëve të punonjësve të policisë, të cilët kanë humbur jetën në krye, apo për shkak të detyrës. Vendimi është në vetvete një ndërhyrje në nenin 26 të Rregullores së personelit të Policisë së Shtetit dhe synon të rregullojë me ligj të drejtën e aderimit në radhët e policisë të kësaj kategorie.
“Kosova precedent për Krimenë”, tha Putin. “Krimea precedent për Preshevën”, thotë Musliu
Me nisjen e krizës në Krime hyri në lojë edhe krahasimi me Kosovën. Për palën ruse ky krahasim është identik dhe ndaj askush nuk duhet të ankohet. Por për një pjesë të madhe të opinionit shqiptar, Krimea nuk ka lidhje me Kosovën, madje edhe aktorët ndërkombëtarë e quajtën të turpshëm krahasimin e përdorur nga Putin. Sot kryeministri Hashim Thaçi e quajti lojën e precedentit të Kosovës të paqenë pasi “krahasimet mes Kosovës dhe Krimesë nuk janë aspak të qëndrueshme”( http://koha.net/?id=27&l=3488).
Gjermania dhe Franca me një shqetësim të përbashkët: Ka shumë shqiptarë që kërkojnë azil
Përfaqësuesit e dy vendeve më të mëdha të Bashkimit Europian, ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Moro dhe ambasadori i Gjermanisë, Hoffman u janë rikthyer temës së azilkërkuesve shqiptarë në vendet e tyre. Moro ka qenë në Shkodër në një takim me studentët e universitetit “Luigj Gurakuqi” ku edhe ka përcjellë merakun e madh të Parisit zyrtar që duket se është mbytur nga kërkesat e shqiptarëve. Dhe Moro ka dhënë qëndrimin e prerë: “Ka një rritje të numrit të azilkërkuesve. Nuk e kuptojmë pse. Shqipëria ka probleme ekonomike dhe jo për të drejtat e njeriut.