Maria Elena Boschi: Vlerësomëni për Reformat, jo për format

Kjo që shihni në këtë sekuencë fotosh është Maria Elena Boschi, ministrja italiane e Reformave, qw qysh në krye të herës ka tërhequr vëmendjen edhe për pamjen e saj. Përballë saj, deri dhe Silvio Berlusconi nuk ndejti dot pa lëshuar një nga ato batutat e veta, të cilat ngjajnë të gjitha njësoj: “Si është e mundur që një komuniste të jetë kaq e bukur?” Vetë ajo, në një program televiziv të RAI-t u shpreh para ca ditësh, se priste që “italianët të vlerësonin për reformat, e jo për format”. Ndërsa në programin e Vespa-s është shprehur se “nuk është e gatshme të heqë dorë prej feminilitetit të vet me synimin për t’u dukur më serioze apo më e besueshme”.
Re.Pu.
Add new comment