Netanjahu ishte në dijeni për sulmin e Hamasit një javë para se ai të kryhej
Benjamin Netanyahu e dinte se Hamasi do ta sulmonte Izraelin një javë para se sulmi të ndodhte. Sipas Haaretz, kryeministri izraelit u vu në dijeni për atë që do të ndodhte më 7 tetor 2023 nga presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, por nuk veproi sipas paralajmërimit.
Në librin “Peng: 843 ditë braktisje”, gazetarët e Haaretz raportojnë në një libër se, udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar, i cili u vra më vonë nga Izraeli, kishte paralajmëruar një ish-zyrtar palestinez se militantët po përgatitnin "një operacion të tmerrshëm" të cilin ai e përshkroi si një "tërmet".
Ky informacion iu përcoll Netanyahut nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, një javë e gjysmë para sulmit.
Ky pretendim vjen në mes të një fushate zgjedhore vendimtare për Netanyahun, i cili e ka cilësuar "absolutisht gënjeshtër", duke mohuar se ka folur me udhëheqësin e Emirateve në atë kohë.
Ai shton presionin mbi kryeministrin izraelit, i cili prej kohësh është përballur me kritika të ashpra për trajtimin e ngjarjeve para sulmeve të 7 tetorit.
Militantët e Hamasit vranë më shumë se 1 200 persona dhe morën peng 251 të tjerë gjatë ofensivës. Qindra izraelitë, kryesisht ushtarë, janë vrarë në luftimet e vazhdueshme nga luftërat pasuese në Gaza, Liban dhe Iran. Ofensiva hakmarrëse e Izraelit e ka lënë pjesën më të madhe të Gazës në rrënoja dhe ka vrarë më shumë se 73 000 palestinezë.
Gazetarët thonë se libri bazohet në dhjetëra burime në Izrael dhe në mbarë botën, duke përfshirë zyrtarë shumë të lartë. Sipas Haaretz, Bin Zayed komunikonte shpesh me udhëheqës të lartë izraelitë, përfshirë Netanyahun dhe presidentin izraelit Isaac Herzog, pasi një diplomat i Emirateve të Bashkuara Arabe i dorëzoi një telefon të sigurt kryeministrit izraelit për bisedat.
Një javë e gjysmë para 7 tetorit, thonë gazetarët, Bin Zayed telefonoi Netanyahun nga pallati presidencial në Abu Dhabi dhe, në një telefonatë 45-minutëshe, paralajmëroi se Sinwar po planifikonte një operacion të madh për të cilin udhëheqësi i Emirateve ishte i shqetësuar se mund të destabilizonte rajonin.
Për habinë e bin Zayed, Netanyahu reagoi me qetësi ndaj lajmit, thuhet në libër.

Add new comment