Qytetarë, sot Tirana duhet të jetë Tiranë, jo tirani!

Postuar në 22 Tetor, 2026 11:01
Gëzim Mekuli

Qytetar, ti e mposhte frikën; tash frika ka ndërruar anë; Po, po, Edi Rama duhet ta kuptojë se populli nuk tutet, e ka mbytur tutën. Rama e kuptoj se guximtari është më i fuqishëm se çdo makineri propagande, se çdo televizion, facebook, mercenarë apo portal.

Qytetarë të nderuar,

Ka momente kur heshtja është bashkëfajësi dhe qëndrimi ulur në shtëpi i hapë rrugën e lirë arrogancës, krimit, poshtërsisë, varfësise dhe ofendimit publik. E Shqipëria jonë po përballet me një momentum të tillë. Prandaj, thirrja ime është për të gjithë shqiptarët: studentë, nxënës, gra e burra, punëtorë, intelektualë, pensionistë, të rinj e të moshuar, prindër me fëmijë, me qenë e me mace, ti grua shtatëzën, ti që pret fëmi në Shqipërinë e dRamës: Dilni në sheshet e Tiranës! Dilni në sheshet e katundeve dhe qyteteve të Shqipërisë; Me flamurin kombëtar, me dinjitetin dhe zërin tuaj. Le të mos mungojë askush që e ndien Shqipërinë si atdhe dhe lirinë si të drejtë.

Babi dhe Mami,

Le ta përsërisim protestën historike e berlineze të verës së Flamingos! Pashë shtatë palë tokë e qiell le të dalim të gjithë bashkë, pa dallime partiake, krahinore, fetare apo sociale; Pa dhunë, pa hakmarrje, pa shkatërrime, por me vendosmëri, guxim dhe këmbëngulje qytetare. Le të jetë edhe Flamingoja simbol i një populli që nuk pranon më të heshtë! Dilni, t'ja marrim oksigjenin publik diktatorit.

Historia na mëson shumë mirë se se muret e frikës mund të shemben; Ja kujtojeni Berlinin e vitit 1989, kujtojeni frikën komuniste që mbretëronte në atë kohë, dhe momentin se si guximi qytetarë dhe mposhtja e frikës e çau copë - copë edhe murin e fortë të Berlinit, apo jo?

Babi dhe Mami

Sot Tiranës i duhet pikërisht kjo forcë popullore: bashkim, guxim dhe qytetari masive; mos i lëni në baltë fëmijët tuaj. Aman, mo i tradhëtoni nipërit tuaj: Sepse Shqipëria nuk është pronë e dRamës, institucionet nuk janë pronë e një partie dhe populli nuk është stoli e pushtetit; Një (pa)kryeministër nuk bëhet i paprekshëm vetëm pse kontrollon mikrofonat, mbush ekranet me propagandë dhe rrethohet nga dykëmbësha dhe 2500 eurosha që i thonë gjithmonë po, po, po, feudali im.

Të dashur qytetarë,

dRama duhet të ketë frikë nga populli; ai duhet t'i përgjigjet popullit! Kur qindra mijëra qytetarë bashkohen paqësisht për të kërkuar llogari, pushteti "made in dRama" nuk mund ta trajtojë më pakënaqësinë qytetare si i zhurmë që shuhet me një fjalim televiziv apo me karrike plastike "made in Serbia".

Babi, Mami, Gjysh e Gjyshe

Mos rrini në kafene duke u ankuar, mos u kënaqni me zemërimin e me kritikën në Facebook; Historia nuk shkruhet vetëm me fjalë, por edhe me guximin për të dalë në shesh si gjermanët e Berlinit; Le ta dëgjojë Tiranën e gjithë Shqipëria, nga Shkodra në Gjirokastër, nga Vlora në Kukës, e deri te shqiptarët në Kosovë, Luginë, Maqedoni të Veriut dhe diasporë.

Le të dalin të gjitha moshat, të dyja gjinitë, çdo profesion e çdo shtresë shoqërore; Le të jetë kjo një protestë e dinjitetit, e atdhedashurisë dhe e përgjegjësisë për të ardhmen e fëmijëve tanë; Një protestë që nuk provokohet, nuk frikësohet dhe nuk e humb karakterin e saj paqësor.

Sot Tirana duhet të jetë Tiranë, jo tirani!

Edi dRama, nëse vërtet e ke popullin me vete, nëse je aq i drejtë e i fuqishëm sa ty po ta merr mendja, pse duhet të të trembin sheshet e mbushura me qytetarë të të gjitha moshave e që kërkojnë llogari nga ty; DORËHEQJE?

 

- MA in Media Science and Rhethoric  - University in Bergen

- BA Media & Communication - University in Agder

- Film, Media and Communication - University in Oslo

- BA Political science - University in Mainz, Germany

- BA English language and litterature - University in Prishtina

- Education theory in a multicultural context - Oslo University college (1)

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.