Arrestohet në Francë me ndihmën e iranianëve, Ermal Beqiri, njeriu i MOSSAD-it nê Tiranë

Postuar në 28 Korrik, 2026 21:43
Shaptilografisti

 

Arrestimi i Ermal Beqirit, i akuzuar si pjesë thelbësore e.dosjes "AKSHI" rezulton të jetë pjesë e një operacioni të ndërlikuar spiunazhi që afekton direkt sigurinë e Shqipërisë.

Burime për " Kripura" nga shërbimet sekrete të NATO-s konfirmojnë se lëvizjet dhe vendndodhja e Beqirit janë ekspozuar nga shërbimet iraniane si pjesë e një politike për asgjësimin e akteve të diversionit izraelit në Shqipëri. Burimet sqarojnë se sulmi kibernetik ndaj infrastrukturës digjitale në Tiranë ishte një inskenim i Mossad-it që mandej u shoqërua me krijimin si aneks të Homeland Justice për të përligjur dhe arsyetuar goditjen nga Irani.

Në këtë të dytën ka patur rol edhe Beqiri me aksesin e tij në bazat e të dhënave. Informoacionet janë se pikërisht për këtë rol vetëm Beqiri u largua nga Shqipëria prej shërbimeve izraelite ndërkohë që Agasi dhe Karcanaj janë viktima në këtë lojë ku një rol.ka patur edhe biznesmeni Geron Meçe. Ky i fundit, bashkë me Daniel Shimën kanë qenë në dijeni të instalimit të sistemit Pegasus nga Beqiri që ka organizuar dy rrëmbime nën ombrellën e konfliktit në biznes por që në ta vërtetë kanë të bëjnë me arsye të politikave të  Izraelit.

Një element për neutralizimin e Beqirit është edhe reduktimi i ndikimit izraelit në Shqipëri, ndaj të cilit Edi Rama është gati i dorëzuar. Nuk është rastësi që arrestimi vjen një ditë pas miratimit të huasë amerikane për mbrojtjen, një përkim që mendohet se e ka bërë më të sigurtë Ramën të pranojë me bekimin amerikan të goditet njerii i izraelitëve ndërkohë që iranianët kanë një interes për të sqaruar se nuk kanë një politikë agresive ndaj Shqipërisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.