Reagim ndaj akuzave të Berishës, drejt krijimit të News25

Një zhvillim dramatik ka përfshirë së fundmi median. Kryetari i opozitës Sali Berisha, ka sulmuar presidentin e Neës24 Irfan Hysenbelliu për mbështetje të Ervin Salianjit dhe Alesia Balliut, që sipas Berishës janë kandidatë të Edi Ramës në PD. I gjendur nën presion politik të jashtëzakonshëm Hysenbelliu ka reaguar duke nisur negoaciatat me artilerinë e rëndë të gazetarisë. Si çdo pranverë ai ka nisur të flasë me Ylli Rakipin, të cilit i ka ofruar një emision në televizionin e tij me premtimin e lirsë së plotë editoriale. Pikërisht atë që Rakipi vlerëson të parën kur ndërron median. Burime shumë të afêrta me grupin e ri mediatiko-analitik raportojnë për "Të Kripura" se negociata ka qenë jo e lehtë, nisur nga fakti se ajo pajajton dy njerëz me parime të ndryshme.
-Po deshe quaje edhe Ekspozita e Yllit,-raportohet se është shprehur Hysenbelliu.
-Jo, o jo. Se unë emisionin e kam të prezantuar ashtu. Po puna është te qëllimi. Ti pse më do mua o Fane?
-Ta bëjmë njuzin të madh.
-Po te lajmet kë ke o Fane?
-Pse pyet? Unë po të them për emisionin?
-Të enjten dhe të hënën dua unë.
-Po, po. Dakord jam.
-O Fane, po Mul Noka e kërcēnoi Dhuratën, drejtoreshën o?
-Kur?
-Jo se mua nuk më kërcënon dot ai.
-Dhurata është administratore.
-Po, dhe i kishte thënë Mulit se nuk ka punë me lajmet. Si nuk ka administratorja punë me lajmet?!
-Shiko...
-Se lajmet o Fane duhen forcuar.
- Të forta janë, ndaj kërcënoi Doktori.
-Nuk them o jo, po duhen forcuar edhe më. Duhet një drejtim i mirë.
-Ylli se këto janë muhabete që ti ke 20 vjet që m’i bën. Po unë për ty e quaj edhe News24+ por qëndrojmë tek emisioni. Do vish ta luftojmë bashkë doktorin?
-Me News24+ merr Blusbin. Me mua bëhet News25.
-Po edhe ashtu e quajmë.
-O Fane, e ke vënë re që ne ngjajmë?
-U bë d.m.th? Po nga Meksi si do ikësh?
-Si si do iki? Do iki me këmbë.
-Se mos del në intervistë ai e thotë se Mafia e Medias më mori Yllin. Asetin kryesor, e na kthehet puna keq?
-Mirë e mendove se ai nuk është në rregull dhe e bën.
-Po e ndajmë Ylli: të hënën te News, të enjten te Meksi. Dhe mbase pranon.
-Po pse kopshti i zarzavateve jemi ne o? Më mirë unë vij këtu dhe i them Meksit 2 herë në javë analist te lajmet atje.
-Po, dakord. U bë.
-Drekë ku do hamë o Fane?

Add new comment