Zaitsev: Sabotimi i procesit të paqes nga Ukraina u nxit nga europianët

Postuar në 09 Nëntor, 2026 23:42

Autoritetet ruse kanë deklaruar vazhdimisht se nuk kanë plane për konflikt të armatosur me Europën. Ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Alexey Zaitsev, thotë në një intervistë për Albanian Daily News se “çdo mendje e kthjellët e kupton se kjo nuk do t’u shërbente interesave tona”.

Nuk ka interes nga ana e regjimit në Kiev për t’i dhënë fund konlfiktit me paqe. Rusia nuk i ka refuzuar kurrë negociatat. Më lejoni t’ju kujtoj se në fund të marsit 2022 në Stamboll, delegacione nga të dy vendet hartuan një draft me pikat kyce të një rezolute paqeje. U arrit mirëkuptim në garantimin e sigurisë, statusin neutral dhe jo bërthamor të Ukrainës, limitimin e kapaciteteve ushtarake dhe heqjen dorë nga praktikat naziste. Në prill, sipas udhëzimeve të fuqive perëndimore, Ukraina i pezulloi diskutimet

Zaitsev thotë se të njëjtin fat pati edhe iniciativa e presidentit Putin në Stamboll, në 2025.

“Është e rëndësishme të theksohet se sabotimi i procesit të paqes nga autoritetet ukrainase u nxit nga europianët”, thotë ai.  

Zaitsev thotë se aktualisht marrëdhëniet me Shqipërinë janë në pikën më të ulët që nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike në 1990.

Sa u përket kritikave të Edi Ramës për politikanët europianë, që refuzojnë të angazhohen në dialog me Rusinë, ai pa dyshim ka të drejtë kur e cilëson vetëizolimin e Europës nga Moska një gabim strategjik. Dhe me të drejtë, kryeministri shqiptar vë në pah se kjo do të sjellë rënien e influencës së Europës në të ardhmen.

Ne sot jemi dëshmitarë të disa përpjekjeve të liderëve europianë për të rimarrë dialogun direkt me lidershipin rus. Këto përpjekje shkaktojnë kritika të ashpra nga ana e kolegëve. Fatkeqësisht, Lufta e Vjetër ka zgjedhur rrugëne përshkallëzimit, jo vetëm të shmangies së negociatave, por njëkohësisht edhe të minimit hapur të iniciativave të paqes nga palë të tjera

Comments

Submitted by Komentuesi (not verified) on

Edhe pse te kuptueshme (cka tjeter do te mund te deklaronte ky pas gjithe atij invazioni ne Ukraine!), por te lodh' mundi per ta normalizuar situaten dhe per ta kthyer permbys. Kur e lexon fjaline "Nuk ka interes nga ana e regjimit në Kiev për t’i dhënë fund konlfiktit me paqe.", ta merr mendja Ukraina ka bere invazion ne Rusi dhe po i mban nen rrethim e terror gjithe keto vite!?

Te gjithat gjerat diskutohen, duke perfshire (sa me) shume spekulime, pervec diskutimit te burimit te te gjithe kesaj ceshtjeje - Putin deshiron(te) ta rishkruaje historine, a dhe gjeografine. Tash ne duhet te lexojme se si Bashkimi Europian nuk e lejon paqen, perkunder qe Rusia me mish e me shpirt e don kete; Rusise nuk i pershtatet situata, mirepo Europes dhe Ukraines po?!

Le te deklarojne budallalleqe se c'tjeter kane per te bere perfaqesuesit e Rusise pasgjithe asaj qe e bene dhe vazhdojne ta bejne ne Ukraine...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.