Vuçiç pranon humbjen e zgjedhjeve: Fitoi Lëvizja Studentore

Postuar në 25 Tetor, 2026 22:09

Serbia ka hyrë në një epokë të re politike. "Lista Studentore" ka fituar zgjedhjet parlamentare në vend, duke shënuar një kthesë të rëndësishme për një lëvizje që lindi nga muaj të tërë protestash studentore dhe u shndërrua me shpejtësi në forcën më të rëndësishme politike të vendit.

Sipas rezultateve paraprake, "Lista Studentore" do të ketë midis 135 dhe 140 mandate në Asamblenë Kombëtare, gjë që i siguron asaj një shumicë të qartë për të formuar qeverinë – fakt ky i pranuar edhe nga Aleksandar Vuçiç, ish-president dhe udhëheqës i Partisë Përparimtare Serbe.

Sipas rezultateve paraprake, Partia Përparimtare Serbe mori rreth 1,72 milionë vota, ndërsa "Lista Studentore" fitoi 2,2 milionë – përkatësisht 52% kundrejt 32,3%.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.