Haga refuzon lirimin me kusht të Ratko Mlladiç

Serbia ka ripërsëritur kërkesën zyrtare për lirimin me kusht të ish-komandantit të ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mladiç. Sipas njoftimeve zyrtare, autoritetet penitenciare të Mekanizmit Ndërkombëtar të Ekzekutimit të Vendimeve kanë konstauar se Mladiç është në fazën terminale të jetës së tij dhe për këtë arsye ka lehtësuar aksesin maksimal të familjarëve, por nuk ka pranuar kërkesën e shtrimit të tij në një spital në Serbi.
Nga ana e vet, ministri serb i Drejtësisë, Nenad Vujiç është shprehur përmes një kërkese me shkrim se aktualisht për Mladiç mbetet vetëm kujdesi paliativ ndaj edhe Serbia ka kërkuar transferimin e tij jo në shtëpi, por në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd.
Dy nga pesë gjyqtarët e kanë miratuar kërkesën serbe, por Mladiç megjithatë mbetet në burg në Hagë.
Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2017 nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për akuzat e genocidit dhe krimeve të luftës në ish-Jugosllavi të kryera në vitet 1992-1995.

Add new comment