Arkiv-Lajme

Gjermania ndryshon procedurat ligjore për kërkuesit e azilit nga vendet e Ballkanit Perëndimor

Postuar në 20 Mars, 2014 08:40

Duket se edhe problemit të madh të azilkërkuesve nga Ballkani Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, i është gjetur “ilaçi”. Në fakt zgjidhja është ajo që ishte dhe e vetmja, ndryshimi i ligjit në procedurat e trajtimit të aplikimeve për azil, duke ulur kohën deri në 7 ditë. Dhe kjo, vetëm për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria bashkohet me sanksionet e BE-së ndaj Moskës

Postuar në 20 Mars, 2014 08:36

Edhe Tirana zyrtare i shpall sanksione Rusisë pas ngjarjeve të Ukrainës. Kështu, Shqipëria u bashkohet pesë vendeve të tjera joanëtare të BE-së, të cilat kanë adoptuar sanksionet ndaj Moskës, në përputhje me MSA-në. Lajmi u bë i ditur nga zyra për shtyp e Baroneshës Ashton ku theksohet se Shqipëria, Mali i Zi Islanda dhe Moldavia, në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit, pranojmë sanksionet e BE-së ndaj Rusisë, ku përfshihen pezullimet e udhëtimeve dhe ngrirja e llogarive bankare për një numër të caktuar rusësh dhe zyrtarësh të Krimesë.

Bashkia e Tiranës paralajmëron padi penale për INUK lidhur me bllokimin e punimeve në bulevard

Postuar në 20 Mars, 2014 07:28

Çështja e punimeve në bulevardi e ri të Tiranës po kthehet në një temë politike mes bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Nënkryetari i Bashkisë, Eno Bozdo ka deklaruar sot se bllokimi i punimeve nga Inspektorati Ndërtimor Urbanisitik Kombëtar përbën një akt antiligjor, i cili sipas tij vjen me urdhër të kryeministirt. “INUK ka bllokuar sërisht punimet në bulevard. Një vepër që i shërben Tiranës dhe gjithë qytetarëve të saj. E ka bërë përsëri në shkelje të ligjit dhe vendimit të gjykatës. Nuk mjafton vendimi i gjykatës që të bindë INUK që nuk ka të drejtë të ndërhyjë.

Debate për projekligjin për ish-të përndjekurit. Kryeministri: “Qeveria e kaluar ndau të përndjekurit në klasa brenda tyre”

Postuar në 20 Mars, 2014 06:15

Teka Partia Demokratike ka braktisur seancën plenare, Parlamenti ka vijuar me diskutimet për projektligjin për ish-të përndjekurit. Në fjalën e vet, kreu I qeverisë ka folur për këtë problem dhe nuk ka munguar që të akuzojë kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu si një politikan që luan lojën e përfaqësuesit të kësaj shtrese.  “Kanë dalë pronarë kishash e xhamish që provojnë se kanë rrjedhur nga andej, kur kanë zbritur nga tjetër kund. Një fakt tjetër rrënqethës që duhet t’iu bënte të kërkonit ndjesë, është arkivi i dosjes së atyre që për 20 vjet i keni zvarritur nëpër gjyqe.

Shënim: Me këtë gjuhë nuk rijoshen 170 mijë votuesit e larguar…

Postuar në 20 Mars, 2014 05:19

Nga viti 2009 në vitin 2013, pesha elektorale e PD-së u tkurr plot 10% (nga 40.5% në 30.5%). Po të kishte ruajtur peshën elektorale të 2009-ës, PD-ja do të kishte marrë rreth 170 mijë vota më shumë se ç’mori në 23 qershor 2013. Dhe çfarë po bën ish-kryetari demokrat Berisha për t’i rijoshur këta 170 mijë votues të larguar nga PD-ja? Lexoni më poshtë se ç’ka thënë sot në Kuvend:

Akuza personale mes Berishës dhe kryeministrit në seancën plenare

Postuar në 20 Mars, 2014 05:14

Debati në seancën e sotme parlamentare degraduar deri në fyerje personale. Ish-kryeministri Berisha është shfaqur i acaruar, pasi sipas tij, kryeministri ka fyer nëpunës të shtetit, doganierët duke i quajtur zhulsa dhe të palarë. Kundrejt këtij përkufizimi, Berisha ka bërë këtë koment: “Kur ishe në skuadrën e basketbollit askush se pranonte në dhomë sepse qelbej erë. Ai doli nga mbledhja e parë e themelimit të PD-së sepse qelbej në erë. Ai është një zhuls që vetëm ai e di. U gjende lakuriq në plazh pa të mbathura. Shkon e fyen punonjësit, çfarë kryeministri je ti. Ti je ordiner.

Ambasadori rus në Tiranë: Nuk qëndron krahasimi mes Krimesë dhe Kosovës

Postuar në 20 Mars, 2014 04:12

Ambasadori i Rusisë në Tiranë, Leonid Abramov ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka folur për situatën në Ukrainë. Ai ka deklaruar se në këtë vend ndohi një grusht shteti, pushteti u mor me dhunë dhe se opozita nuk respektoi marrëveshjet. Më interesant është deklarimi i Abramov për krahasimi që po bëhet mes Krimesë dhe Kosovës. “Top-News” informon se sipas ambasadorit rus “ky krahasim nuk qëndron”. Abramov është shprehur se ky është mendimi i tij për çështjen në fjalë.

s.z

Takimi Rama-Visho Ajazi. “Mapo”: Rama kërkoi të mos rikthehen në punë personat e dikurshëm të SHIK-ut

Postuar në 20 Mars, 2014 03:10

Gazeta “Mapo” shkruan sot për një takim konfidencial(!) mes kryeministrit të vendit Edi Rama dhe kreut të SHISH, Visho Ajazi. Sipas gazetës, takimi është zhvilluar në muajin janar dhe ai përshkruhet si institucional, meqenëse aty ka qenë prezent edhe sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë. Bëhet e ditur se në takim, Rama ka kërkuar që Ajazi të mos emërojë në punë në SHISH, njerëz që kanë punuar më parë në të. Kjo siç duket për shkak të ndjeshmërive që mund të krijohen.

Drejt Sirisë edhe 31 fëmijë shqiptarë. Gazetat referojnë një raport të SHISH-it

Postuar në 20 Mars, 2014 03:01

Çështja e personave që kanë shkuar të luftojnë në Siri ka zënë sot faqet kryesore të shtypit. Ndërkohë gazeta “Panorama” i referohet sot një raporti të Shërbimit Informativ Shtetëror, sipas të cilit drejt Sirisë, bashkë me ata që duan të luftojnë, kanë kaluar edhe 31 fëmijë. Mes tyre edhe një 2 vjeçar, që sipas gazetës është djali i K.Sh, pjesëmarrës në luftë. Sipas të dhënave ata që shkojnë në Siri tërheqin më pas edhe familjet që akomodohen në Turqi ose në kampe të ndryshme.

s.z

Zbardhen përgjimet, ku Genc Balla predikon urrejtje ndaj kristianëve, çifutëve e krerëve të KMSH-së

Postuar në 20 Mars, 2014 02:42

Gazeta Shqiptare ka shtënë në dorë materiale që janë në dorë të hetuesisë; ëhstë fjala për përgjime që i janë bërë në xhami, teksa ka qenë duke predikuar, Genc (Abdurrahim) Ballës. Ja përmbajtja e materialit:

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme