Akuza personale mes Berishës dhe kryeministrit në seancën plenare

Debati në seancën e sotme parlamentare degraduar deri në fyerje personale. Ish-kryeministri Berisha është shfaqur i acaruar, pasi sipas tij, kryeministri ka fyer nëpunës të shtetit, doganierët duke i quajtur zhulsa dhe të palarë. Kundrejt këtij përkufizimi, Berisha ka bërë këtë koment: “Kur ishe në skuadrën e basketbollit askush se pranonte në dhomë sepse qelbej erë. Ai doli nga mbledhja e parë e themelimit të PD-së sepse qelbej në erë. Ai është një zhuls që vetëm ai e di. U gjende lakuriq në plazh pa të mbathura. Shkon e fyen punonjësit, çfarë kryeministri je ti. Ti je ordiner. Ata janë zgjedhësit tanë dhe ti nuk guxon t’i ofendosh”, u shpreh Berisha.
Kryeministri ka dhënë këtë përgjigje: “Për ata që kanë ardhur në Tiranë pas ’90-ës, dhe nuk e kanë njohur dua të shpjegojë se dikur ishte një personazh i njohur i rrugëve të Tiranës, Shaban Qosja, që u bë i famshëm për faktin se kur njerëzit nuk merreshin me të, u turrej njerëzve dhe u thoshte çfarë keni me mua dhe ju sot, përsëri si në shumë seanca me radhë, jeni bërë si Shaban Qosja, merreni dhe më akuzoni mua, kryetarin e Kuvendit, të tjerët, se pse ju shohim, pse buzëqeshim, e me radhë shumë gjëra. Se kush ja ka bërë gjuhës shqipe, atë që s’ja kanë bërë as armiqtë e saj dhe se kush e ka kthyer foltoren në thertoren e gjuhës shqipe, këtë shqiptarët e dinë fare mirë dhe mjafton ti pyesim dhe drejtojnë me gisht në një drejtim. Se kush e ka se kush i ka trajtuar kundërshtarët si armiq, se kush e ka thyer tërë udhën e tranzicionit në një zvarritje pa fund, që këdo që kanë përballë e degjenerojnë me libër shtëpie dhe këtë shqiptarët besojnë e dinë fare mirë”.
s.z
Comments
Or Sali, or zoteri, mjaft u
<p>Or Sali, or zoteri, mjaft u more me Edi Ramen, akoma nuk e merr vesh qe duke e share ne ate menyre, vetem i ben nder e i zgjat jeten politike. A je i zoti ta demaskosh me gjera serioze o me gabime qe po ben ne qeverisje. Efekti surprize i Edvinit lakuriq e hipur mbi gomar nuk ben me efekt, a e merr vesh apo jo. Te ka ngec ora 8 vjet a me shume para, jo se nuk jane te verteta ato qe t'i thua, problemi eshte se u ka kaluar data e skadimit.....hajt tashti gjej ndonje gje tjeter, ose mos fol fare.....TA dish qe eshte edhe faji jot, madje eshte vetem faji jot qe shqiptaret sot qeverisen nga nje pervers si Edvin Kristaq Rama.</p>
Add new comment