Ekstremi i djathtë fiton zgjedhjet rajonale në Gjermani

Postuar në 07 Shtator, 2026 12:56

E djathta ekstreme e Gjermanisë arriti suksesin më të madh zgjedhor që nga Lufta e Dytë Botërore në votimin rajonal të së dielës në Saksoni-Anhalt. Alternativa për Gjermaninë (AfD) arriti të siguronte 48% të votave, ose 39 nga 97 vendet në parlamentin rajonal.

Zgjedhjet e mbajtura të dielën regjistruan pjesëmarrjen më të madhe që bashkimi i Gjermanive në vitin 1990. Të drejtën e votës e ushtruan 78% e qytetarëve.

Partia e kancelarit Friedrich Merz, CDU, u rendit e dyta me 17.2%, ose 15 vende.

AfD e sheh rajonin lindor të Saksoni-Anhaltit si një model për ambiciet e saj kombëtare, duke përdorur sloganin: "Fillon këtu".

Ne bëmë histori. Po e rimarrim vendin tonë”, tha Ulrich Siegmund, kandidati i AfD-së për kryeministër rajonal, në festën e parë të fitores në qytetin e Magdeburgut.

Sven Schulze, kandidati kryesor i CDU-së në Saksoni-Anhalt dhe kryeministri rajonal në largim, pranoi humbjen, duke përgëzuar kundërshtarët.

"Kjo është demokracia", tha Schulze, duke shtuar se votuesit kanë dërguar një mesazh të qartë i cili duhet të merret parasysh, si në nivel rajonal ashtu edhe në atë federal, siç citohet nga mediat gjermane.

Schulze ia atribuoi performancën e dobët të partisë së tij politikave jopopullore të ndjekura nga qeveria federale e koalicionit, e cila përbëhet nga CDU dhe Partia Social Demokratike (SPD).

Bashkëkryetari i SPD-së dhe zëvendëskancelari Lars Klingbeil foli në mënyrë të ngjashme për një "sinjal për Berlinin", duke këmbëngulur, megjithatë, në vazhdimin e të ashtuquajturës politikë të 'murit mbrojtës', sipas së cilës të gjitha partitë kryesore refuzojnë të bashkëpunojnë me AfD-në.

Gjatë disa muajve të fundit, sondazhet e opinionit kanë treguar vazhdimisht se AfD është partia më popullore në të gjithë vendin, duke gëzuar mbështetjen e 28% të të anketuarve. Me fraksionin më të madh të opozitës në Bundestag, AfD bën fushatë mbi një platformë anti-imigracion dhe është gjithashtu shumë kritike ndaj mbështetjes së qeverisë gjermane për Ukrainën, si dhe sanksioneve kundër Rusisë.

Një sondazh i INSA-s i publikuar nga Bild në fund të gushtit tregoi se mbështetja për bllokun qeverisës kristiandemokrat CDU/CSU të Gjermanisë kishte rënë në 20%. Rreth 78% e të anketuarve janë të pakënaqur me qeverinë e koalicionit të Merz.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.