Arkiv-Lajme

Nishani me "strukturat paralele”: Hetim të shpejtë për shqiptarët në Siri

Postuar në 21 Mars, 2014 08:14

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani siç dhe kishte paralajmëruar ka zhvilluar sot një takim me Kryetarin e SHISH-it dhe Prokurorin e Krimeve të Rënda.

Në njoftimin për shtyp thuhet se, “qëllimi i këtij takimi ishte informimi mbi goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë së grupeve radikale për dërgimin e qytetarëve shqiptarë në luftën në Siri”.

Më tej thuhet se, “Nishani u informua për iniciativat ligjore që po ndërmerren në mënyrë që në të ardhmen ky fenomen të jetë i ekspozuar ligjërisht në ndihmë të Sigurisë Kombëtare të vendit”.

Erdogani bllokon twitter-in; Abdullah Gul e quan të papranueshme këtë masë

Postuar në 21 Mars, 2014 06:40

Kryeministri turk Erdogan ka urdhëruar bllokimin e rrjetit social ‘twitter’ në të gjithë vendin e vet. Po ngjarja është pasuar me reagime të shumta në të gjithë botën. Ka rënë në sy mbi të gjitha reagimi i Presidentit turk, Abdullah Gul. Ky i fundit mund ta bënte këtë reagim edhe me një intervistë në gazetë, radio a televizion, por ka zgjedhur në mënyrë inteligjente të reagojë në … twitter. “Kjo është e papranueshme”, ka thënë ai në një mesazh të parë. Pastaj: “Shpresoj që kjo masë të ketë jetë shumë të shkurtër”. Dhe më në fund: “Është e pamundur që kjo të ndodhë”.

Revista televizive analizon seancën e fundit plenare. Konkluzioni i ekspertëve të komunikimit: Deputetët shqiptarë, fjalor racist

Postuar në 21 Mars, 2014 06:04

Seanca e fundit plenare që gjeti jehonë në shtypin e shkruar dhe në rrjetet sociale, jo për ndonjë vendimmarrje të rëndësishme por për fjalorin banal dhe fyerjet e përdorura, është trajtuar si tematikë në revistën televizive të mbrëmjes të Pandi Gjatës në Top Channel. Pedagogu i gazetarisë Mark Marku dhe ekspertja e komunikimit Ledia Ruvina analizojnë fjalorin e përdorur në seancën e së enjtes, duke evidentuar se “brenda këtij lloji komunikimi ka disa lloj racizmash”. Ata analizojnë efektet që ka në shoqëri ky lloj komunikimi...

Etika në politikë

Turqi, tre shqiptarë kryejnë sulm terrorist

Postuar në 21 Mars, 2014 05:03

Mediat turke raportojnë sot se sulmi terrorist ku u vranë dy persona dhe shtatë të tjerë mbetën të plagosur është kryer nga tre shqiptarë.

Ministri i Brendshëm turk, Efkan Ala tha se sulmi ndaj forcave të sigurisë u bë në një fshat në Pozant dhe terroristët kanë hyrë në territorin turk nga Siria. Ai theksoi se dy nga tre agresorët ishin shtetas nga Kosova. Kurse shqiptari i tretë është nga Maqedonia.

Raportohet se shqiptarë flisnin arabisht dhe dyshohet se kanë janë pjesë e Al-Kaedës.

Braho: Qeveria e djathtë ka përgjuar diplomatët e huaj

Postuar në 21 Mars, 2014 04:34

“Shërbimi Informati i ushtrisë ka përgjuar diplomatët e huaj në vendin tonë”. Deklarata “bombë” e radhës është bërë nga Spartak Braho, kryetar i komisionit Parlamentar për Rendin dhe Sigurinë. Braho ka zgjedhur emisionin “DEBATI NE CHANNEL ONE” të gazetarit Roland Qafoku të bëjë një akuzë super të rëndë për shërbimin sekret shqiptar. Ai e vijoi publikimin e këtij skandali pas komenteve që ishte duke bërë në emision për deklaratën e ministres së Mbrojtes Mimi Kodheli pas vizitës së saj në Bruskel.

Putin ironizon sanksionet e SHBA-ve

Postuar në 21 Mars, 2014 03:53

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin thotë se do të hapë të hënën një llogari në “Rossiya Bank”, pas sanksionit të SHBA-ve kundër tij.

Putin, në një takim me zyrtarë të sigurisë, është shprehur se ai nuk ka ende llogari në bankat ku SHBA-të kanë vënë sanksione.

Presidenti rus ka vazhduar më tej ironinë me amerikën lidhur me sanksionet ndaj zyrtarëve rus. “Rusia duhet të shmangë këta qytetarë pasi ata po komprometojnë vendin”, tha ai.

Turqia bllokon Twitter-in, Erdogan: S'më intereson se çfarë thotë komuniteti ndërkombëtar

Postuar në 21 Mars, 2014 03:31

Përdorues të Twitter-it në Turqi raportojnë se faqja e rrjetit social është bllokuar. Çdokush që hap faqen twitter.com nga territori i Turqisë nuk do të mund të hyjë në rrjetin social, por do t’i shfaqet një komunikatë e entit rregullator të telekomunikacionit. Dokumenti i referohet një vendimi gjykate për “masa mbrojtëse”. 

Një lëvizje e tillë vjen pas zotimit të kryeministrit, Recep Tayyip Erdogan për të “fshirë Twitter-in”. “Nuk më intereson se çfarë thotë komuniteti ndërkombëtar. Gjithkush do ta shohë fuqinë e Republikës turke”, u shpreh ai të enjten.  

Biznesmeni italian: Nëse PD-ja ka nevoja, unë jam gati

Postuar në 21 Mars, 2014 03:13

Nuk janë vetëm shqiptarët ata që shkojnë në Itali për të gjetur një vend më të mirë pune. Por, tashmë italianët nuk po vijnë në Shqipëri vetëm për të bërë biznes, por edhe për t’u angazhuar në jetën shoqërore.

Një prej tyre është edhe Roberto Caparrota, i cili jeton në vendin tonë prej 20 vjetësh. Ai është i martuar me një vajzë nga Shqipëria dhe punon në një kompani private. Përveç kësaj ai nuk e fsheh ambicien për t’u angazhuar në politikë.

Në Siri dhe ish-forca komando

Postuar në 21 Mars, 2014 02:56

Për të luftuar në Siri nuk kanë shkuar vetëm qytetarë të thjeshtë shqiptarë, por edhe njerëz të stërvitur për luftë. Siç raporton “Gazeta Shqiptare”, të paktën katër ish-komando kanë shkuar për të luftuar në vendin e Lindjes së Mesme.

Serbët e Kosovës: Mos e copëtoni Serbinë

Postuar në 21 Mars, 2014 02:46

Kryetarët e komunave të veriut në Kosovë, kanë reaguar ndaj krahasimit të së drejtës për vetëvendosjes të Krimesë me atë të shqiptarëve. Një gjë e tillë nxiti kërkesat për bashkim me Kosovën të Preshevës.

Por, përfaqësuesit e komunave me popullsi serbe në Kosovë u kanë bërë thirrje përfaqësuesve të Bashkimit Evropian të mos lejojnë copëtimin e Serbisë.

Pasi kjo sipas tyre mund të çojnë në një situatë me pasoja të paparashikueshme për tërë Ballkanin, dhe se politika e standardeve të dyfishta nga ana e ndërkombëtarëve duhet të marrë fund.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme