Turqia bllokon Twitter-in, Erdogan: S'më intereson se çfarë thotë komuniteti ndërkombëtar

Postuar në 21 Mars, 2014 03:31

Përdorues të Twitter-it në Turqi raportojnë se faqja e rrjetit social është bllokuar. Çdokush që hap faqen twitter.com nga territori i Turqisë nuk do të mund të hyjë në rrjetin social, por do t’i shfaqet një komunikatë e entit rregullator të telekomunikacionit. Dokumenti i referohet një vendimi gjykate për “masa mbrojtëse”. 

Një lëvizje e tillë vjen pas zotimit të kryeministrit, Recep Tayyip Erdogan për të “fshirë Twitter-in”. “Nuk më intereson se çfarë thotë komuniteti ndërkombëtar. Gjithkush do ta shohë fuqinë e Republikës turke”, u shpreh ai të enjten.  

Rrjeti social Twitter është përdorur gjerësisht nga kundërshtarët e Erdogan për ta akuzuar kryeministrin turk për korrupsion. Në Turqi numërohen rreth 10 milionë përdorues të Twitter. Vetë Twitter ende nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për këtë gjë.

S.S

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.