Arkiv-Lajme
Skema e re për legalizimet: 20 % zbritje çmimi nëse paguan njëherësh, këste te reduktuara për ata që s’kanë mundësi
Javën e ardhshme qeveria pritet të organizojë një tryezë për çështjen e legalizimeve në vend, në të cilën do të prezantohet edhe projektligji i ri për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike. Gazeta “Panorama” i ka paraprirë prezantimit zyrtar duke zbardhur disa nga risitë që përmban drafti.
Ambasadori Sequi, shef kabineti i Ministrisë së Jashtme italiane në qeverinë e Renzit?
Tashmë Bashkimi Europian duket se duhet të mendojë për diplomatin e radhës që do ta përfaqësojë në Shqipëri, për faktin se ambasadori aktual Ettore Sequi është drejt largimit. Sequi pritet të emërohet si shef i ri i kabinetit të ministres së Jashtme italiane Federica Mogherini. “Shqiptarja.com” shkruan sot se Sequi pritet të emërohet në këtë detyrë të rëndësishme në fund të muajit prill, pas një periudhe, gjatë së cilës do t’i duhet të bëjë dorëzimet e të largohet edhe nga detyra si përfaqësuesi më i lartë i Bashkimit Europian në Tiranë.
Ish-kreu i shërbimit sekret shqiptar "këshillon" pasardhësin: Në këto kushte, duhet të japësh dorëheqjen
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror në vitet 1997-2002, Fatos Klosi, i njohur për përplasjet e forta me të gjitha palët, kryeministrin dhe opozitën e kohës, thotë se kreu aktual i SHISH-it, Visho Ajazi Lika, duhet të japë dorëheqjen, derisa nuk ka arritur të fitojë besueshmërinë e kryeministrit Edi Rama. “Nëse kryeministri i vendit nuk ka besim tek kreu i Shërbimit, është e natyrshme që ky i fundit të japë dorëheqjen. Është nonsens, sidomos në këtë sektor, që të “punosh për Kryeministrin”, kur ai nuk të beson. Dhe në këtë rast, më duket se i ka të gjitha arsyet për të mos e besuar.
Seancën e fyerjeve Berisha-Rama, Servet Pëllumbi e cilëson si “skandaloze” dhe thotë se Meta duhej ta kishte anulluar atë
Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, e cilëson si skandaloze seancën e fyerjeve dhe sharjeve të së enjtes në parlament dhe sipas tij, kryetari Ilir Meta duhej ta kishte ndërhyrë duke anuluar seancën.I kontaktuar nga gazetari i “Panorama”, Aristir Lumezi, ish-kryetari i Kuvendit ka thënë se është ndier shumë keq kur ka ndjekur atë seancë, fjalorin e përdorur aty dhe për më shumë, mungesën e reagimit institucional. “Jam skandalizuar me atë që ndodhi dje në Parlament. Mënyra se si u drejtua seanca e djeshme ishte skandaloze”, tha Pëllumbi.
A do të ndodhë takimi i përfolur Basha-Rama në ditëlindjen e Metës?
Takimi i përfolur këto ditë në media mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, sidomos pas letrës së këtij të fundit, mund të realizohet nesër. Gazeta “Dita” shkruan se dy rivalët politikë mund të takohen me rastin e ditëlindjes së kryeparlamentarit Ilir Meta, i cili ka planifikuar të festojë ditëlindjen në vilën e tij në Gjirin e lalzit, dhe të ftuar janë edhe politikanët që drejtojnë dy forcat më të mëdha politike në vend. “Burime nga stafi i Metës na tregojnë se kjo ditëlindje do të festohet në Gjirin e Lalzit dhe çdo gjë do të organizohet nga bashkëpunëtoret e tij.
Reforma territoriale do të aplikohet në zgjedhjet e 2015
Vitin e ardhshëm vendi duhet të zhvillojë procesin e zgjedhjeve vendore. Ndërsa koha e zgjedhjeve po afron, palët politike janë përfshirë në diskutime dhe debate rreth reformës së re administrative-territoriale, që përveç të tjerave, do t’i detyrojë partitë politike dhe kandidatët që të organizohen sipas ndarjes së re.
Çfarë i mungon "New York Times"?!
Këtë javë “New York Times” doli me një edicion të zgjeruar, ku kryeartikulli u cilësua si provokues "Çfarë dinte Pakistani për Bin Laden". Shkrimi hidhte dritë mbi hijet e botës së errët të politikës dhe të shërbimeve inteligjente në Pakistan, duke analizuar atë se çfarë ky vend mund t’i ketë mbajtur të fshehur Shteteve të Bashkuara ndërsa po punohej për kapjen e Osama bin Laden pas sulmit të 11 shtatorit.
Murgesha që shkundi “The Voice”, një sukses i kërkuar prej vitesh
Një murgeshë në “The Voice” nuk mund të mos përbënte lajm. Por Cristina Scuccia, 25 vjeçare nga Comiso, në provincën e Raguzës, u ka hyrë në zemër menjëherë të gjithëve. Mbi të gjithë “J-Ax”, anëtarit të jurisë italiane, që e ka zgjedhur menjëherë për skuadrën e tij. Përdoruesit e web-it janë çmendur pas saj, pas prezantimit që i ka lënë të gjithë pa fjalë.
Rama: Nuk pres shirita
Në fjalën e mbajtur në konferencën “Rritja e bashkëpunimit në mes bizneseve Kosovë-Shqipëri", në Pejë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama foli për realizimin e një prej premtimeve për 300 ditët e para të qeverisjes. Këtu ai e kishte fjalën investimit të parë të biznesmenëve të Kosovës në Shqipëri. Duke ftuar biznesmenët të marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së këtij biznesi, Rama tha se, ai nuk është kryeministër i prerjes së shiritave dhe duke bërë dhe ironi me Berishën tha sepse kjo sjell ters.
PS-ja Kavajë: Zyrtarët e Berishës janë arratisur nga Kavaja për t’i shpëtuar drejtësisë
Dega e Kavajës së Partisë Socialiste ka përgënjeshtruar akuzat e Partisë Demokratike mbi Drejtorin e Spitalit Rajonal Kavajë, Agron Beu. Në reagim thuhet se, ndaj shtetasit Agron Beu, me detyrë aktuale Drejtor i Spitalit Rajonal Kavajë nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor, lidhur me akuzën e korrupsionit dhe të asnjë akuzë tjetër.
“Në shkresën që tund para kamerave partia e deputetit që iku me turp nga Kavaja, Sali Berishës, thuhet shprehimisht se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur pushimin e çështjes ndaj z.Agron Beu, sepse e gjitha ishte një montazh politik”.
