A do të ndodhë takimi i përfolur Basha-Rama në ditëlindjen e Metës?

Postuar në 23 Mars, 2014 03:22

Takimi i përfolur këto ditë në media mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama, sidomos pas letrës së këtij të fundit, mund të realizohet nesër. Gazeta “Dita” shkruan se dy rivalët politikë mund të takohen me rastin e ditëlindjes së kryeparlamentarit Ilir Meta, i cili ka planifikuar të festojë ditëlindjen në vilën e tij në Gjirin e lalzit, dhe të ftuar janë edhe politikanët që drejtojnë dy forcat më të mëdha politike në vend. “Burime nga stafi i Metës na tregojnë se kjo ditëlindje do të festohet në Gjirin e Lalzit dhe çdo gjë do të organizohet nga bashkëpunëtoret e tij. Festa do të jetë e madhe, por ka edhe një “sekret”: Të pranishëm në ceremoni pritet të jenë edhe Kryeministri i vendit dhe kreu i opozitës. Dy ditë më parë Meta bëri apel për një takim mes tyre, ndërsa dje edhe Rama i bëri një ftesë publike Bashës. Ndoshta dita e nesërme duket se do të jetë testi i parë i një shtrëngimi duarsh mes Bashës dhe Ramës? Të shohim!” shkruan “Dita” në numrin e sotëm.

Për më shumë: http://gazetadita.al/do-funksionoje-sekreti-i-lalzit-takimi-rama-basha-pritet-te-ndodhe-neser-ne-ditelindjen-e-metes/

k.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.