Përpjekja për të krijuar një kordon sanitar ndaj "arrestimeve në detyrë"

Postuar në 10 Shtator, 2026 20:09

Në një aktivitet për prezantimin e Programit Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë “Rilindja 2.0”, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për rastin e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj. Sipas tij, me largimin e tij, u konusmua një eksperiment i dështuar social.

Që kur Bashkisë së Tiranës iu pre koka për arsyet që dihen dhe për mosarsyet që nuk dihen, unë mendoj se viktimat e para dhe më të pafajshme të kësaj kohëprerjeje të padëgjuar në historinë e BE dhe vendeve të Europës që hyjnë në Këshillin e Europës.

Ka dy raste Strasburgu, dhe rasti i Shqipërisë që është shumë më i rëndë sesa ato.

Heqja e kokës së kryeqytetit dhe eksperimenti social, legal, politik, ekonomik i drejtimit të kryeqytetit pa kokë ka sjellë shumë viktima, e kanë paguar me dëme kolosale. Kategoria sociale në Tiranë më e prekur janë ato familje që presin t’u jepet çelësi sepse janë viktima të tërmetit. Eksperiment social i rëndë dhe totalisht i dështuar

është shprehur ai.

Qëndrimi në fjalë rikonfirmon një preferencë konstante të z. Rama në interpretimin e marrëdhënieve institucionale dhe kuptimin e Kushtetutës. P.sh në kohën e konfliktit me Presidentin Meta, për çështjen e dekreteve, kryeministri bëri të vetën tezën se për emërimin e një ministrit, kreu i shtetit nuk ka asnjë tagër. Ai vetëm Firmos. Mirëpo edhe si e tillë, pra një formalitet, Firma vjen me përgjegjësinë ligjore, kështu që askush nuk mund të të nënshkruajë nën detyrim procedurial.

Sot, z. Rama, arrestimin e Veliajt e quan eksperiment social. Ne nuk e dimë nëse në kontekstin e tensioneve brenda PS-së, ai po kërkon të japë ndonjë mesazh, apo të qetësojë disa njerëz. Çështja është se arrestimi i Veliajt është akt i konfirmuar me disa vendime gjykatash në lexim jo të një ane proceduriale dhe të cekët të çështjes së tij, por të përmbajtjes së një dosjeje penale me akuza realisht të rënda. Arrestimi i tij nuk është eksperiment social, por ekzekutim juridik gjyqësor përkundër një detyrimi ligjor të shkruar. Arrestimi nuk mund të jetë variabël i kuadrit politik, as opinion individësh, por zbatim ligji. Nëse ky arrestim do të ishte eksperiment social, Gjykata e Lartë nuk do të investohej me rishikimin e vendimeve të veta unifikuese, të cilat pranoi vetë se kishin probleme.

Ne mund të themi sot se z. Rama po bën një lojë politike që synon të frenojë Arrestimet në Detyrë të njerëzve pranë tij, çka do të sabotonte edhe atë pak autoritet që I ka mbetur. Një arrestim i ri mes njerëzve me pushtet aktualisht, do ta shndërronte z. Rama në një subjekt të pafuqishëm për të dhënë edhe garancitë minimale ndaj bashkëpunëtorëve të cilët i ka lënë, ose i ka shtyrë në shkelje të ndryshme. Sado të përpiqet z. Rama të ngrejë si arritje reformën në drejtësi, për njerëz që kanë firmosur për të, ajo është gijotina e cila përditë e më shumë nuk kontrollohet më nga kryeministri. I cili po do të krijojë me rastin Veliaj një lloj kordoni sanitar për të tjerët.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.