Draft-marrëveshje për Iranin

Postuar në 01 Nëntor, 2026 15:27

Media të ndryshme kanë publikuar një draft-marrëveshje mes SHBA dhe Iranit që pritet të diskutohet në Doha të Katarit. Sipas këtij dokumenti të propozuar, Irani detyrohet të transferojë sasinë e uraniumit të pasuruar që disponon në një vend të tretë, duke rihapur mandej Ngushticën e Hormuzit për trafikun ndërkombëtar detar brenda shtatë ditëve nga dakordësimi.

Sipas mediave arabe, Kina ka gjasa të jetë vendi garant që mund të shërbejë si mbështetës në zbatimin e marrëveshjes së propozuar që sugjeron si shenjë reciprociteti lehtësimin e sanksioneve të SHBA ndaj Iranit, kufizimeve ekonomike dhe bllokadës. Një tjetër pikë përfshin krijimin e një mekanizmi për zgjidhjen e konflikteve për vonesat dhe shkeljet e mundshme të marrëveshjes, në funksion të shmangies së përshkallëzimit ushtarak.

Disa veprime fillestare janë vënë re në këtë drejtim dhe po analizohen si shenja të një vullneti të mirë. Letra e zv.presidentit amerikan, JD Vance për zyrtarin Iranian, Mohsen Rezaei apo edhe mbërritja e një ekipi nga Katari në Teheran flasin për hapjen e kanaleve të komunikimit mes SHBA dhe Iranit që synojnë uljen e tensioneve dhe stabilizimin e tregjeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.