“Çelësi” i zgjidhjes së “krizës”

Postuar në 31 Tetor, 2026 19:08
Jak Simoni

 

Shqipëria në krizë, Evropa në krizë, bota në krizë; ankth se çfarë do të ndodhë! Mos të dramatizojmë deri në këtë pikë. Ka pasur dhe më keq, por gjithmonë njëfarë zgjidhje pason trazirat. Më keq është kur problemet, fshihen, mbulohen apo thënë ndryshe depozitohen.  Natyrisht, ne kufizohemi tek problemet tonat tashmë të trazuar. Protestat e vazhdueshme, kulmar me ato studentore, le ti paraprijnë  një procesi demokratizimi të vërtetë të vendit.

Problemi madhor që ka Shqipëria është se asnjëherë nuk ka pasur zgjedhje vërtetë të lira, të pa manipuluara, ku respektohet çdo votë. Aty do të fokusohet gjithë presioni, natyrisht jo i dhunshëm, i protestave. Për të arritur një gjë të tillë duhet të mendohen disa opsione, përfshi dhe shfrytëzimin e eksperiencave të vendeve të tjera; shembulli i Maqedonisë së Veriut duhet të vlejë. Në Maqedoninë e Veriut, të paktën për një farë kohe, vendin  ne zgjedhje e drejtonte një qeveri teknike.

Gjithashtu pse mos të merret parasysh  fakti që zgjedhjet parlamentare të zhvillohen vazhdimisht në të njëjtën ditë me ato vendore. Natyrisht në  vendet tjera zgjedhjet vendore përbëjnë një test për zgjedhjet politike, por atje nuk e konsiderojnë një rast për të manipuluar, por një rast për të punuar me qëllim që çdo forcë politike të rrisë mbështetjen.

Ndërsa këtu është një rast  për të bërë kalkulime e për rrjedhojë manipulimet e mundshme për të ditur paraprakisht se kush fiton zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhjet janë vërtetë demokratike vetëm atëherë, kur nuk dihet paraprakisht se kush fiton. Gjithashtu pushteti vendore funksionon me mentalitetin tribal në mënyrë më të theksuar se institucionet tjera.

Bashkitë  janë çerdhe punësimi për farë e fisin, për militantët në këmbim të votave. Zgjedhjet në të njëjtën kohë mund t’ua komplikojnë kalkulimet paraprake të kandidatëve dhe të forcave politike e për rrjedhojë manipulimet. Faktikisht, votat i blejnë ato që ndihen të sigurtë që fitojnë, përndryshe investimi do tu shkonte dëm. Po flasim sikur organet që kanë për detyrë të merren me krimet zgjedhore kanë punë të tjera “më të rëndësishme”.

Për sa i përket asaj që ndodh në disa vende perëndimore, kryesisht në Francë ku është arritur deri në atë pikë sa të flitet dhe për revolucion, që çuditërisht koincidon në datë Октябрьская революция, Shqipëria do jetë e fundit që ta bëjë; është ndër vendet që e ka paguar më shtrenjtë atë revolucion.

Comments

Submitted by Berat Buzhala (not verified) on

Z. Simoni,

Po si propozoni ju të arrihet në “qeveri teknike”, kur autokrati në krye konsolidon pushtetin, mbron veten dhe bashkëpunëtorët dhe godet e inkriminon protestuesit?

Jo, pyes se qenkeni në gjëndje të tërhiqeni nga gjërat e vogla të momentit, si “krizat”, dhe ti shikoni gjërat nga lart, në nivel botëror, historik dhe të shtrirë në kohë deri te bollshevikët.

Ndoshta përdorimi i tepruar i thonjëzave është përgjigja.

Viva Cuba “Libre”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.