PS-ja Kavajë: Zyrtarët e Berishës janë arratisur nga Kavaja për t’i shpëtuar drejtësisë

Dega e Kavajës së Partisë Socialiste ka përgënjeshtruar akuzat e Partisë Demokratike mbi Drejtorin e Spitalit Rajonal Kavajë, Agron Beu. Në reagim thuhet se, ndaj shtetasit Agron Beu, me detyrë aktuale Drejtor i Spitalit Rajonal Kavajë nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor, lidhur me akuzën e korrupsionit dhe të asnjë akuzë tjetër.
“Në shkresën që tund para kamerave partia e deputetit që iku me turp nga Kavaja, Sali Berishës, thuhet shprehimisht se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur pushimin e çështjes ndaj z.Agron Beu, sepse e gjitha ishte një montazh politik”.
Më tej në reagim, thuhet se, “Berisha, si autor i shpifjeve të njëpasnjëshme dhe përpjekjes së dështuar për të destabilizuar opinionin publik në Kavajë, se ka qenë ai, që kur ka qenë kryeministër i mbushi zyrat në Kavajë me individë me precedent penal, madje edhe të dënuar me vendime të formës së prerë të gjykatave mbanin poste të larta drejtuese në administratën e Sali Berishës. Sot ata janë arratisur nga Kavaja për t’i shpëtuar drejtësisë”.
S.S
Add new comment