Arkiv-Lajme

PS-ja Kavajë: Zyrtarët e Berishës janë arratisur nga Kavaja për t’i shpëtuar drejtësisë

Postuar në 22 Mars, 2014 13:37

Dega e Kavajës së Partisë Socialiste ka përgënjeshtruar akuzat e Partisë Demokratike mbi Drejtorin e Spitalit Rajonal Kavajë, Agron Beu. Në reagim thuhet se, ndaj shtetasit Agron Beu, me detyrë aktuale Drejtor i Spitalit Rajonal Kavajë nuk ekziston asnjë vendim gjyqësor, lidhur me akuzën e korrupsionit dhe të asnjë akuzë tjetër.

“Në shkresën që tund para kamerave partia e deputetit që iku me turp nga Kavaja, Sali Berishës, thuhet shprehimisht se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur pushimin e çështjes ndaj z.Agron Beu, sepse e gjitha ishte një montazh politik”.

Sheiku sirian: Shqiptarët janë keqpërdorur, xhihad është të luftosh injorancën

Postuar në 22 Mars, 2014 13:25

Sheikh Dr. Fares Al-Salma Al-Tayy, Ambasador i Paqes, e njëkohësisht edhe përfaqësues i disa organizatave siriane u bën thirrje shqiptarëve që të mos manipulohen dhe të mos pranojnë të shkojnë për të luftuar në Siri. Ai shpreh se me disa prej tyre është abuzuar duke keqpërdorur termin xhihad në Siri.

Berisha: Vendi drejtohet nga një i sëmurë psiqik, të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë

Postuar në 22 Mars, 2014 09:31

Ish-kryeministri, Sali Berisha duke përkujtuar 22 marsin 1992, datën e zgjedhjeve që sollën Partinë Demokratike për herë të parë në pushtet, rikthehet tek gjuha e urrejtjes, siç ndodhi në seancën e fundit parlamentare.

Berisha thotë se, Shqipëria ka arritur shumë në këto 22 vite, por “ende nuk është aty ku e meriton” dhe shton: “Sot përsëri vendi ndodhet në një udhëkryq të vërtetë. Si asnjë vend tjetër, ekzekutivi i vendit drejtohet nga një i sëmurë psiqik, i mjekuar për vite e vite për sindromën bipolare dhe që me energjinë e tij negative rrënon çdo ditë këtë vend”.

Rama Bashës: Jam i gatshëm për t’ju takuar sy më sy

Postuar në 22 Mars, 2014 08:57

Në letrën e parë drejtuar si kryetar opozite, kryeministri Edi Rama i kërkon kryetarit të Partisë Demokratike të ulen në tryezë për të gjetur konsensus për reformën territorial.

Rama thekson se synimi i koalicionit qeveritar është që kjo reformë të realizohet me konsensusin e opozitës pavarësisht se mund t’i ketë votat për miratimin e njëanshëm të saj.

Kreu i qeverisë e fton Bashën në takim “sy më sy, nëse ju do të donit të ndanit me mua çfarëdo shqetësimi lidhur me këtë çështje me interes kaq të veçantë për të gjithë. Për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë.”

AKEP shtyn afatin e regjistrimit të numrave celularë

Postuar në 22 Mars, 2014 06:07

Autoriteti i Komunikimeve Elektronik dhe Postare njofton se, afati përfundimtar për regjistrimin e numrave celular do të jetë data 15 maji. Fillimisht, AKEP kishte përcaktuar data 6 mars si afatin e fundit.

Ky proces bën fjalë për numrat në grup të regjistruar në emër të një personi të vetëm.

Të gjithë ata përdorues të numrave celularë që janë pjesë e kontratave të përbashkëta deri në 20 numra, aktualisht të regjistruar në emër të një personi të vetëm, duhet të kryejnë regjistrimin me të dhënat personale brenda 24 ditëve të ardhshme. 

ILDKP, zhduken dosjet e dy ish-drejtuesve Xhuka dhe Llalla (dhe 14 dosje të tjera)

Postuar në 22 Mars, 2014 05:50

16 dosje të kontrollit të plotë të pasurive janë zhdukur nga arkivi i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave. Mes tyre janë dosjet e kontrollit të plotë të ish-kryeinspektorëve, Adriatik Lalla dhe Zana Xhuka, dy paraardhësit e kryeinspektorit, Shkëlqim Ganaj, raporton “Shekulli”.

PD: Drejtori i spitalit Kavajë u kap me ilaçe kontrabandë

Postuar në 22 Mars, 2014 05:20

Partia Demokratike ka nisur fushatën e denoncimit të emërimeve në administratën publike. Tashmë partia kryesore opozitare nuk po merret me shkarkimet, por me emërimet duke analizuar “pastërtinë” e emrave.

“Rilindasi që është emëruar drejtor i spitalit rajonal, Agron Beu, është arrestuar nga policia në vitin 2009 për kontrabandë ilaçesh. Beu ishte mjek kirurg në atë kohë, por kishte dhe një farmaci të tijën. Ai udhëtonte shpesh në Itali, mbushte makinën me ilaçe pa pullë, dhe i tregtonte në farmacinë e tij”, tha zëdhënësja e PD-së Vorpsi.

Meksi: Berisha nuk po analizon dështimin, po vepron si në '97-n

Postuar në 22 Mars, 2014 03:46

Aleksandër Meksi, kryeministri i parë i dalë nga Partia Demokratike bën një analizë pas 22 vitesh nga ardhja për herë të parë në pushtet të PD-së. Në një intervistë për gazetën “Dita”, Meksi duke krahasuar zgjedhjet e 22 marsit të vitit 1992 me ato të 23 qershorit 2013, shprehet se, sot në PD po ndodh ajo që ka ndodhur në vitin 1997.

Meksi e ka fjalën këtu për dorëheqjen e Berishës nga drejtimi i PD-së dhe zgjedhja apo siç e quan ai “emërimi” i kryetarit të ri. Në 1997-n, Berisha “emëroi” Tritan Shehun, ndërsa në 2013-n, “emëroi” Lulzim Bashën.

Xhihadisti shqiptar: "Shtëpitë dua t'i shes ato që kam atje, se dua t'i ble këtu"

Postuar në 22 Mars, 2014 03:31

Në një bisedë të përgjuar mes një prej shqiptarëve që lufton në Siri dhe imamit të vetëshpallur të xhamisë së Mzezit, Bujar Hysa flitet për rekrutime të reja.

Biseda mes Hasan Korvafaj, i vrarë në Siri dhe imami është përgjuar nga policia dhe ndodhet e zbardhur e plotë në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila po heton lidhur me grupimin e personave që dërgonin besimtarë në Siri, që sipas organit të akuzës, luftonin për llogari të organizatës Al-Nusra.

Pas debatit me Erla Mëhillin në Facebook, aktivistja merr emaile kërcënuese

Postuar në 22 Mars, 2014 03:18

Nuk ka mbaruar me aq incidenti mes zëdhënëses së Berishës, Erla Mëhilli dhe aktivistes së të drejtave të njeriut, Migena Aleksi. Dy të rejat kanë patur një konflikt online me njëra-tjetrën në rrjetin social Facebook, pasi Erla postoi një nga fotot nudo të kryeministrit Edi Rama publikuar disa vite më parë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme