PD: Drejtori i spitalit Kavajë u kap me ilaçe kontrabandë

Postuar në 22 Mars, 2014 05:20

Partia Demokratike ka nisur fushatën e denoncimit të emërimeve në administratën publike. Tashmë partia kryesore opozitare nuk po merret me shkarkimet, por me emërimet duke analizuar “pastërtinë” e emrave.

“Rilindasi që është emëruar drejtor i spitalit rajonal, Agron Beu, është arrestuar nga policia në vitin 2009 për kontrabandë ilaçesh. Beu ishte mjek kirurg në atë kohë, por kishte dhe një farmaci të tijën. Ai udhëtonte shpesh në Itali, mbushte makinën me ilaçe pa pullë, dhe i tregtonte në farmacinë e tij”, tha zëdhënësja e PD-së Vorpsi.

“Policia në atë kohë e vëzhgoi shumë gjatë aktivitetin e mjekut kirurg, dhe e kapi në flagrancë me medikamente që arrinin shumën 10 mijë euro. Sot, beu i rilindjes, është bërë Drejtor i Spitalit rajonal. Me këtë rast, ai ka zhvendosur edhe farmacinë që ta ketë më afër aktivitetit të tij, duke e instaluar përballë spitalit”, përfundon deklarata e PD-së.

Mbi bazën e denoncimeve të PD-së, Partia Socialiste ka shkarkuar dy zyrtarë të porsaemëruar për shkak se ata ishin të inkriminuar.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.