Arkiv-Lajme
Balla-Bregu, negociojnë termat e takimit të mundshëm Rama-Basha
Përgjigjen publike të kreut të opozitës Lulzim Basha ndaj ftesës së kryeministrit Rama për ulje në tryezën e bisedimeve, mediat dje e lexuan në mënyra të ndryshme. Disa si refuzim, disa të tjera si pranim dhe të tjera akoma, si pranim me kushte, çka ngjan si interpretimi më pranë të vërtetës. Gjithsesi, Mapo njofton se nga shkëmbimi i letrave publike, PD dhe PS kanë hedhur dje hapa konkretë për të mundësuar një takim të liderëve të tyre për të diskutuar për çështjen e reformës territoriale, por jo vetëm.
Lista e 20 kompanive që presin para nga shteti. Ndër to, kreditorë edhe me 10 mln euro
Ka kompani, si Alb-Star, nënkontraktore e firmës greke “Aktor” që ka ndërmarrë punime në aksin Tiranë-Elbasan, ndaj të cilës shteti detyrohet shumën rreth 10.3 milionë euro. Shqiptarja.com ka publikuar listën e 20 kompanive më të mëdha kreditore ndaj shtetit për punime të kryera në sektorin e infrastrukturës, si edhe për kryerjen e shërbimeve. Vetëm këtyre kompanive së bashku, shteti u detyrohet rreth 80 milionë euro. Numri i kontratave, për të cilat pritet shlyerja e detyrimeve, për të gjitha këto subjekte, arrin në 339.
Gerveni: Më largon vetëm Nishani. Kodheli, “i ka mbaruar mandati, do zëvendësohet”
Largimi nga detyra i atasheut të Shqipërisë në NATO, kundëradmiral Kristaq Gervenit, ka hapur një debat mbi kompetencat se cili institucion e ka të drejtën e lëvizjes apo shkarkimit të tij. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka folur sot në Komisionin e Jashtëm mbi këtë çështje, duke sqaruar se ka kërkuar dorëzimin e detyrës nga ana e tij, pasi ka mbaruar dekreti i Presidentit të mëparshëm, Bamir Topi. Sipas saj, ajo nuk i ka marrë asnjë kompetencë Presidentit të Republikës për këtë çështje. “Thjesht kam zbatuar procedurat për zëvendësim.
Shqiptarja.com: Shpërthim eksplozivi te banesa e kreut të komunës së Farkës
Një sasi eksplozivi shpërtheu në oborrin e vilës tre katëshe të kryetarit të komunës së Farkës, Fatbardh Plaku.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40 pas mesnate duke u gdhirë dita e sotme (e martë 25 mars).
Mësohet se nga jashtë murit rrethues të vilës që ndodhet në Farkë të Vogël, në periferi të Tiranës, është hedhur për në brendësi të oborrit një sasi eksplozivi, rreth 50-100 gr.
Fatmirësisht nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale, dhe nuk ka dëmtuar asnjë prej pjesëtarëve të familjes Plaku, të cilët në atë orë kanë qenë në gjumë.
Shpërthim pas mesnate. Tritol “paralajmërues” kryekomunarit të Farkës
Një sulm me tritol duke u gdhirë, ka “inauguruar” kronikën policore të ditës së sotme. Banesa e kryekomunarit të Farkës në kryeqytet është bërë pre e një sulmi me tritol. Shpërthimi në banesën e Fatbardh Plakut ka ndodhur rreth orës 02:40, ndërsa bëhet me dije se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Sipas njoftimit të policisë, sasia e eksplozivit është vendosur në murin e rrethimit të banesës së tij në fshatin Farkë e Vogël. Sasia e lëndës shpërthyese e vendosur në banesën private të plakut, nuk ka qënë e madhe.
Takimi i parë i nivelit të lartë Lavrov-Deschytsia. Rusia kërkon “federalizimin” e Ukrainës
U krye në Hagë të Holandës para pak orësh takimi i parë i nivelit të lartë mes ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov dhe atij ukrainas Andriy Deshchytsia, me “rastin” e një samiti ndërkombëtar të sigurisë. Pas takimit ai që foli për mediat ishte Lavrov, sipas të cilit Rusia paraqiti kërkesat e disa hapave që qeveria e re ukrainase duhet të hedhë, me qëllim rikthimin e normalitetit të marrëdhënieve.
Norvegjezi Stoltenberg në krye të NATO-s. Ish kryeministri "taksixhi" merr mbështetjen e katër fuqive
Ish kryeministri i Norvegjisë, Jens Stoltenberg (ai që u maskua si shofer taksie) do të jetë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, pasi ka marrë mbështetjen e SHBA, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe, shkruajnë mediat norvegjeze. Vendimi për këtë do të bëhet i ditur në takimin e shefave të diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s i cili do të mbahet më 1 dhe 2 prill në Bruksel, por nuk hidhet poshtë mundësia që presidenti amerikan, Barack Obama ta bëjë njoftimin në takimin dyditor të samitit të liderëve botërorë, që sot fillon në Hagë, thotë e përditshmja norvegjeze Afterposten.
Zhduket nëna 31 vjeçare me të bijën, familjarët kërkojnë ndihmë: “Vuante nga depresioni”
Të afërmit kërkojnë ndihmë nga çdo anë që mund t’u vijë, pasi një grua 31-vjeçe dhe vajza e saj 2-vjeç e gjysmë rezultojnë të humbura që ditën e premte. Sipas denoncimit të bërë në polici nga familjarët e Dorina Gjillanit, mësohet se kjo e fundit është larguar nga shtëpia ditën e premte në orën 12:00 dhe që prej asaj ditë nuk është kthyer më. Ata shprehen se me vete ajo ka marrë edhe vajzën e vogël, prandaj luten të kontaktohen nëse ndonjë person mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e tyre.
Raporti i SHISH: Të gjithë shqiptarët e Sirisë, luftëtarë fondamentalistë, asnjë me opozitën e bashkuar
Siç bën të ditur Abcnews, shqiptarët që kanë shkuar për të luftuar në Siri nuk i janë bashkuar opozitës siriane por grupeve brigadave të shpallur si terroriste nga OKB-ja. Këto janë të dhënat që janë zbuluar nga raporti i SHISH, por dhe i konfirmuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda se shqiptarët janë rreshtuar përkrah Al-Nusra dhe Dowlet apo brigadave të tjera që nuk kanë interes të rrëzojnë Bashar Al-Asad, por të krijojnë shtetin islamik të Irakut dhe Sirisë. Si provë që shqiptarët nuk luftojnë për opozitën siriane, grupi hetimor ka marrë vrasjen e Hasan Korvafaj, nga Kuçi i Vlorës.
Nuk ka më shpresa për avionin. Kryeministri malajzian: MH370 ka rënë në Oqeanin Indian
Gjatë ditëve të gjata të kërkimit për avionin e zhdukur MH370, një mister që mbaji pezull opinionin publik botëror, nuk kanë munguar hipoteza dhe teori të guximshme konspiracioni, që përfshinin gjithsesi mbetjen gjallë të 239 personave që ndodheshin në bordin e avionit të linjës malajziane. Për shembull, avioni mund të ishte marrë peng nga terroristë që pritej të bëheshin të gjallë dhe të deklaronin arsyet, dhe ishte ulur në ndonjë pistë secrete.