Arkiv-Lajme

Gërveni mbetet në detyrë. Gjykata Administrative pezullon urdhrin e ministres Kodheli

Postuar në 27 Mars, 2014 07:32

Urdhri i ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli për përfaqësuesin tonë në NATO, Kristaq Gërveni, të cilit i kërkohet kthimi në Shqipëri është pezulluar nga Gjykata Administrative e Tiranës. Shkak për këtë vendim është bërë padia e datës 17 mars nga vetë Gërveni, i cili kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së urdhrit të Kodhelit. Për Gëevenin është krijuar një pështjellim mes qeverisë deh Presidencës, pasi ky i fundit nuk ka pranuar të dekretojë largimin nga detyra të Gërvenit, me arsyetimin se kërkesa e ministres është e paargumentuar.

Sherr për pronat në familjen mbretërore serbe. Princi Vladimir kundër princit Aleksandër. Edhe Auditi Shtetëror ngre akuzën për shpërdorim fondesh

Postuar në 27 Mars, 2014 06:17

Familja mbretërore e Serbisë, Karagjorgjeviçët po përjetojnë një grindje për sa i përket aseteve të trashëguara. Gazeta “Blic”, njofton se princi Vladimir akuzon princin e kurorëzuar Aleksandër II se ka uzurpuar kompleksin në Dedinje. Sipas Vladimirit anëtarët e tjerë të familjes  nuk lejohen që të kenë të drejta në asetet e familjes.  Po kështu deri më sot, 11.5 milionë euro i janë paguar zyrës së Princit të Kurorëzuar, nga të cilat 8 milionë nga buxheti i shtetit. Por sipas auditit shtetëror këto shuma nuk janë përdorur për qëllimet e deklaruara.

Rama bën mea culpa, dhe u drejtohet deputetëve të opozitës: E shkela etikën; u bëra si ju

Postuar në 27 Mars, 2014 05:53

Në seancën e sotme parlamentare, Rama ka bërë një mea culpa. Reagimi i publikut lidhur me atë që ndodhi në Kuvend para një jave, kur Rama u kap nga kamerat teksa u thosh vartësve të vet se “Berisha është rr… k…” (fraza nuk u tha në publik; u mor vesh nga leximi labial), e ka bërë kryeministrin të bëjë autokritikë. “Keni të drejtë kur thoni që edhe unë e shkela etikën. Është e vërtetë, edhe pse me një dallim shumë të madh, [ngaqë] thjesht ndava me kolegët e mi një moment emocional. Megjithatë ju keni të drejtë se megjithëse jemi ndryshe, nuk duhet të bëjmë si ju.

Seanca plenare rinis me akuza personale. Largimet nga administrata, tema e diskutimit

Postuar në 27 Mars, 2014 04:44

Seanca parlamentare e sotme ka nisur sërish me akuza dhe gjuhë të rëndë. Shkak formal është bërë çështja e largimeve nga administrata. Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Admiistratën Publike, Milena Harito ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, duke theksuar se kjo e fundit po bën demagogji. Përndryshe do të sillte në Kuvend lista të sakta. “Flisni për 7 mijë vetë të larguar, unë ju kam kërkuar nga dalin këto të dhëna. Partnerët ndërkombëtarë ju kanë kërkuar listat. E gjithë kjo është vetëm një demagogji, këto të dhëna nuk ekzistojnë”, tha ajo.

Një apel për stabilitet në Maqedoni, ish-kryeministri Gjeorgjevski: “Nuk mund të ketë qeveri pa shqiptarët”

Postuar në 27 Mars, 2014 04:20

Ish-kryeministri maqedonas Lubço Gjerogjevski ka dalë kundër mesazheve elekorale dhe lojës që po udhëheq në zgjedhje e dajthta maqedonase. Sipas tij edhe sikur VMRNO-DPMNE të fitojë të gjithë mandatet e Parlamentit, sërish “nuk mund të ketë një qeveri pa shqiptarët, sepse Maqedonia duhet të vazhdojë të jetojë edhe pas zgjedhjeve”. Kjo qasje i kundërvihet asaj të orientuar në heshtje nga partia e Gruevskit në mjediset e së cilës ekziston edhe idea e rishikimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Basha: Pres përgjigje për letrën

Postuar në 27 Mars, 2014 03:40

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka qenë i ftuar në prgramin Fakt të Pekës, dhe më poshtë është një pjesë e intervistës së dhënë atje:

Ka negociata për këtë takim apo jo?

Kemi shkëmbyer letrat që sapo lexuat dhe besoj se të dyja letrat janë të qarta. Por nuk ka në këtë moment asnjë negociatë mes palëve. Ka një negociatë deri tani të pasuksesshme për rezolutën e pamiratuar të Komunitetit të Stabilizim-Asociimit në Strasburg.

A ka bisedime mes stafit tuaj dhe stafit të zotit Rama?

Ministrja Kodheli premton përmbylljen e Strategjisë Kombëtare të Sigurisë. Në proces edhe rinovimi i teknikës

Postuar në 27 Mars, 2014 03:31

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka deklaruar sot në konferencën e NATO-s për Resurset se Shqipëria shumë shpejt do të finalizojë Strategjinë Kombëtare të Sigurisë dhe do të kalojë në ristrukturimin e forcave të armatosura. Po kështu, Kodheli ka bërë të ditur se ministria po aplikon një “program përditësimi të pajisjeve për forcat e armatosura”, duke shtuar se po synohet më shumë kapacitete. Po kështu Kodheli ka theksuar se Shqipëria përqafon idenë e “Smart Defense” nisur nga fakti se vendi është anëtar i NATO-s.

s.z

“Tërmetet” e Zharrëzës, prokuroria pushon hetimet. “Nuk kemi aparatura”

Postuar në 27 Mars, 2014 03:10

Tërmetet e Zharrëzës, ose më qartë lëkundjet e ardhura nga kërkimi i naftës në këtë zonë, mbetet pa një përgjigje zyrtare. Kjo pasi siç njofton gazeta “Shqip” prokuroria ka pushuar hetimet për këto lëkundje, të cilat janë denoncuar nga banorët e Zharrëzës si të provokuara artificialisht nga kërkimet e kompanisë “Bankers Petroleum”. Arsyeja e pushtimit të  hetimeve është se prokuroria nuk disponon aparaturat e nevojshme për të provuar nëse këto lëkundje janë artificiale.

“GSh” citon analizën e Qendrës Kombëtare të Sigurisë: Krimea mund të përsëritet në Kosovë përmes një sulmi nga Serbia

Postuar në 27 Mars, 2014 02:58

“Gazeta Shqiptare” hapet sot në titull kryesor me një opsion të analizuar nga Qendra Kombëtare e Sigurisë, që është në varësi të ministrit të Mbrojtjes, sipas të cilit kriza në Krime, eventualisht mund të prodhojë nj sulm të Serbisë në Kosovë. “GSH” i ka lënë dy faqe analizës që e shoqëron me një lajm të shkurtër ku thuhet se edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, u ka dërguar e-mail ambasadorëve ku u kërkon informim mbi çdo reagim për Krimenë. “Serbia mund të marrë shkas nga ekspansioni rus për të planifikuar sulme në Kosovë”, shkruan “GSH”.

Shefi i Misionit të FMN-së në Shqipëri: “Taksat mund të ndryshojnë në varësi të ecurisë së ekonomisë”

Postuar në 26 Mars, 2014 17:38

Shefi i Misionit të FMN-së për Shqipërinë Nadeem Llahi ka dhënë një intervistë për “VizionPlus” ku jep disa qëndrime për situatën ekonomiko-financiare të vendit. Llahi ka sqaruar pikat kryesore të marrëveshjes me qeverinë shqiptare që është bërë objekt debati së fundmi. “Për sa i përket faktit se çfarë është marrëveshja, mund të them se çfarë u arrit në 2014 është pjesë e saj. Në aspektin e financave publike, ne kemi kërkuar që të zgjidhen ato çështje që krijojnë borxhe të prapambetura, kërkojmë masa që të parandalohet krijimi i borxheve të reja, si dhe likuidimi total i tyre.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme