Arkiv-Lajme

Imer Mushkolaj: Berisha apo Rama? Rama është një kryeministër normal

Postuar në 28 Mars, 2014 06:20

Opinionisti i Gazetës kosovare Express ka ndjekur vizitën e Ramës në Pejë dhe ka parë tek ai një kryeministër të ndryshëm, që “nuk bërtet si Sali Berisha, [e që] as nuk shet pseudopatriotizëm e folklorizëm”. Nuk është se Rama i ka bërë ndonjë përshtypje kushedi se çfarë, por i ka bërë përshtypje që “Edi Rama është një kryeministër normal”.

Standard: Dashamir Shehi: Ja zgjidhjet për çështjen e pronave

Postuar në 28 Mars, 2014 05:40

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi vlerëson se mazhoranca në gjashtë muajt e parë të qeverisjes nuk ka bërë asgjë për zgjidhjen e çështjes së pronave. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Standard”, deputeti Shehi shpjegon disa nga mënyrat se si zgjidhjet ngërçi disa vjeçar që vazhdon në Shqipëri për çështjen e pronave. Shehi flet për një s’keme kompensimi 30 me 30 dhe kërkon kthimin një dekatë pas në ringritjen e komisionit të pronave që varej direkt nga Parlamenti.

Harito zbardh listën e demokratëve në administratë: Bashkëshortja e Mediut, mbesa e Liri Berishës, motra e Patozit, kunata e Rulit, etj

Postuar në 28 Mars, 2014 04:18

Shumë të afërm të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike vazhdojnë të mbajnë poste në administratën publike, pavarësisht ndryshimit të qeverisë. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Milena Harito duke iu përgjigjur akuzave për nepotizëm, ka sjellë një listë të gjatë emrash.

Ish-ministri i Jashtëm i PD-së: Refuzimi i armëve kimike "gabim i madh"

Postuar në 28 Mars, 2014 03:59

Tritan Shehu, një nga figurat e PD-së që në zgjedhje e 23 qershorit nuk u zgjodh deputet, në një moment ku çështja e armëve kimike të Sirisë është kthyer sërish në vëmendje, thotë se, Shqipëria duhet të kishte thënë “Po”. Ish-ministri i Jashtëm më tej thotë se u humb një “rast” me përgjigjen negative që u dha. Sipas tij protestat u organizuan me qëllim justifikimin e vendimit dhe shton se viktimë ranë shumë qytetarë. Ish-kreu i PD-së këtu e ka fjalën edhe për PD-në, e cila doli në mbështetje të protestave.

Ish-prefekti i Kukësit: Pse u shkarkova? Kundërshtova emërim e personave me precedent penal

Postuar në 28 Mars, 2014 03:42

Ish-prefekti i Kukësit, Ramë Hoxha, i cili u shkarkua një ditë më parë nga kjo detyrë, ka reaguar duke e thënë se largimi i tij ka lidhje me kundërshtimin e emërimeve në administratën publike të personave me precedent penal.

Hoxha, në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, shprehet se, “katapultimin” e këtyre individëve nga bota e krimit në administratën e lartë vendore i ka kundërshtuar me zë të fortë dhe të lartë.

Shkarkimi i Dervishit; Shekulli: Fitoi Gjika? Panorama: Merr post më të rëndësishëm

Postuar në 28 Mars, 2014 03:32

Besnik Dervishi nuk do të jetë më prefekt i Vlorës. Shkarkimi i tij është një nga më të mëdhatë që Rama ka ndërmarrë në këto muaj qeverisje. Por, Dervishi është do të mbetet “i shkarkuar”, pasi ish-deputeti do të marrë një post të ri.

Bujar Nishani: Nuk do ta shkarkoj kreun e SHISH, Rama të takohet me Bashën

Postuar në 28 Mars, 2014 01:52

SHISH është bërë sërisht  një çështje që ka shkaktuar krizë mes institucionit të Presidencës dhe mazhorancës qeverisëse dhe duket se ngërçi do të vazhdojë gjatë. Kreu i shtetit, Bujar Nishani, i ftuar mbrëmë në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla në TCH paralajmëroi se nuk do të shkarkojë kreun e SHISH-in, Visho Ajazi Lika nëse ka zbatuar ligjin duke lënë të hapur konfliktin e këtij institucioni me qeverinë. Gjithashtu Presidenti Nishani sqaroi edhe të tjera çështje si ajo “Gërveni” e shumëdiskutuar ditët e fundit.

Pse nuk e merr Kadare çmimin “Nobel”? Një opinion nga prof. Jean Paul Champseix...

Postuar në 27 Mars, 2014 15:37

Përse nuk e merr çmimin “Nobel” Ismail Kadaresë? Këtë pyetje e kanë bërë shpesh në Shqipëri dhe në mjedisin shqiptar këto 20 vitete  fundit. Dhe përgjigjet kanë qenë të shumta, por kryesisht të lidhura me raportin e tij me sistemin e kaluar, ose edhe me faktin e një paragjykimi konstant për shqiptarët.  Duket se këtë debat e konsumojnë edhe në Francë, aty ku Kadare kalon gjysmën e kohës. Dhe një opinion rreth kësaj teme e ka dhënë edhe profesori francez Jean Paul Champseix në një ligjëratë të mbajtur në Prishtinë në kuadër të Javës së Frankofonisë.

Flet një nga muslimanët në kërkim: Jam i pafajshëm; sheriatin e aspiroj, por në Shqipëri nuk janë kushtet akoma

Postuar në 27 Mars, 2014 14:51

Gerti Pashaj flet per Tonight Ilva Tare nga qyteti i Bursas ne Turqi dhe rrezon akuzat e ngritura nga policia per nxitje te terrorizmit 

 

 

INTERVISTA:

 

 

Përshëndetje nga studio e Tonight Ilva Tare, në Tiranë, ju Gerti Pashaj nga flisni?

 

Menduh Thaçi ndihet i sigurt: “300 mijë shqiptarë e myslimanë do të ma mundësojnë që unë t'i them këtij vogëlushit: Ik pak Ali!”

Postuar në 27 Mars, 2014 14:31

Fushata në Maqedoni po nxjerr në pah disa probleme jo të vogla. P.sh ish-ministri i Jashtëm, Antonio Miloshovski, ka akuzuar BDI-në e Ali Ahmetit se me qëndrimet e veta po e çon vendin drejt federalizmit. Nga ana tjetër, të djahtët maqedonas po flasin për kapjen e një shumice që lejon rishikimin e Marrëveshjes së Ohrit. Gjerogjevski flet për përfshirje dhe integrim etnish, kurse partitë shqiptare si zakonisht shkëlqejnë në hiletë që i bëjnë njëra-tjetrës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme