Standard: Dashamir Shehi: Ja zgjidhjet për çështjen e pronave

Deputeti i opozitës Dashamir Shehi vlerëson se mazhoranca në gjashtë muajt e parë të qeverisjes nuk ka bërë asgjë për zgjidhjen e çështjes së pronave. Në një intervistë të dhënë për gazetën “Standard”, deputeti Shehi shpjegon disa nga mënyrat se si zgjidhjet ngërçi disa vjeçar që vazhdon në Shqipëri për çështjen e pronave. Shehi flet për një s’keme kompensimi 30 me 30 dhe kërkon kthimin një dekatë pas në ringritjen e komisionit të pronave që varej direkt nga Parlamenti. Në intervistën e tij deputeti i opozitës shprehet se mazhoranca ka të gjitha mekanizmat e nevojshme për ta futur këtë proces në rrugën e zgjidhjes. Sipas tij, duhet të marrë fund koha kur çështja e pronave të përdoret për qëllime elektorale. Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtarë, flet edhe për përplasjet e tij me Kryministrin Rama dhe disa kryeministra të tjerë për çështjen e pronave. Gjithashtu Dashamir Shehi komenton edhe aktualitetin politik si qëndrimin e opozitës në raport me mazhorancës dhe debatet e fundit për krerët e disa prej institucioneve të pavarura në vend.
Z. Shehi, mazhoranca ndodhet në gjashtë mujorin e parë të mandatit të saj qeverisës. Si e gjykoni punën e qeverisë për zgjidhjen e çështjeve të pronave?
Kisha shpresuar se do të merreshin me seriozitet me këtë punë dhe që do të kishim një plan veprimi. Unë nuk pres që një gjë që nuk është zgjidhur për 23 vjet, të zgjidhet për gjashtë muaj. Do të isha naiv po ta mendoja këtë, por prisja që në 6 muaj qeveria të kishte pak a shumë një skemë të qartë në kokën e vet për mënyrën se si do të veprojë. Deri tani nuk kemi as paraqitjen e një ligji, as struktura ekzistuese nuk është e sigurt nëse do të vazhdojë më këtë formulë apo jo. Kemi variante të ndyshme, do të shkrihen, do të bashkohen me ministri të tjera; as një vendim për fondin e kompensimit, si ai për kompensimin financiar ashtu edhe për kompensimin natyral me tokë. Me një fjalë jemi në një inerci të asaj siç ishte dje. Kjo inerci po e vë Shqipërisë para vështirësive, siç e dini vendimet e fundit të Brukselit dhe Strazburgut që do ta vejë qeverinë përpara faturave që deri diku janë të pandershme sepse do të paguhen nga të gjithë shqiptarët për paaftësinë e qeveritarëve të vet, por ndërkohë që shumica e pronarëve në vetvete nuk e ka marrë atë që i takon.
Si komentoni kërkesën e qeverisë ndaj Strazburgut për të shtyrë afatet e dëmshpërblimeve me një vit?
Këtu mund të ketë një arsye sepse të gjitha këto kompensime të grumbulluara prej shumë vitesh, por që duhen likuiduar brenda një periudhe të shkurtër, ndoshta do të jenë shumë të rënda për faturën e kësaj qeverie. Do të isha dakord të shtyhej për një afat të arsyeshëm, por që kjo periudhë të mbyshej me një aksion konkret për kthim e kompensim pronash. Nëse kjo do të jetë vazhdimësi e kësaj zvarritje, burokracie permanentet nuk do të kishte një vlerë të madhe. Nëse kjo do të shërbente realisht – kjo periudhë që i është kërkuar Strazburgut, të ishte një periudhën e mbushur me legjslacion, me vendime, me veprme konkrete drejt kthimit dhe kompensimit të pronave, sigurisht që do ta mbështes.
Pak kohë më parë nga opozita ka akuzuar qeverinë se në këtë pak kohë nuk ka shqyrtuar asnjë dosje për kompensimin e pronave, ju çfarë qëndrimi keni?
I bashkohem edhe unë kësaj linje të opozitës, sepse u bënë gjashtë muaj që deri më sot nuk është bërë asgjë. Por nuk është problemi që nuk është kthyer asnjë pronë, problemi është se kjo çështje nuk është marrë me seriozitetin e duhur. Nuk kemi një plan konkret, një institucion që do të marri përsipër gjithë këtë barrë të rëndë të akumuluar në gjthë këto vite.
Si e mendoni ju zgjidhjen e çështjes së pronave në Shqipëri?
Një zgjidhje do të ishte të kthehemi një dekadë mbrapa përsa i përket mënyrës së vendimmarrjes së komisionit të pronave. Njëherë që të kishim një komision i cili varej nga Parlamenti dhe që të ishte më i pavarur nga qeveritë. Komision për të kthyer pronat tek privati, pronarëve, privatëve, të institucioneve privatë të cilat tejkalojnë interesat e një mandati qeveritar, tejkalojnë edhe nevojat financiare që ka një qeveri e caktuar. Koha do ta tregojë se kjo qënka një temë për të gjithë, spaska rëndësi i majti apo i djathti sepse problimi është përballë sa një mal e nuk po zgjdhet. Tetë vitet e shkuara kanë qenë një ngadalësi në procesin e pronave. Kështu që do ti kthehesha idesë që hodha më lart. E dyta, do t’i rikthehesha një skeme afatgjatë, ndaç për kompensimin fizik apo atë financiare, por që në radhë të parë do të bënte në mënyrë definitive se kush është pronari, sa i takon të marri, pastaj kjo të shpërndahet edhe për 10 apop 20 vjet. Por duhet ta dimë se çfarë i takon secilës familje dhe brenda një dy vjeçari kjo do t’u mbyllte njëherë e mirë. Unë bësoj se prenda 7 viteve do të mjaftonte për të bërë kompensimin fizik e financiar të të gjithë Shqipërisë. Por për këtë duhet vullnet politik. Nëse kjo qeveri do të vazhdojë të mendojë si qeveria tjetër që problemi i pronave mund të shkojë të shuhet vetëvetiu, edhe nën presionin e ndërtimeve pa leje, të grabitjeve të pronës së tjetrit, të vendimeve gjyqësore të padrejta, pra nëse do të ia lemë me vetërrjedhje duke përfituar kush është më i fortë, problemi veçse do të shtyhet e do të majiset më tej. Siç e shikoni për këtë problem derës nuk i bien më vetëm pronarët shqiptar, por kanë filluar t’i bien edhe institucionet ndërkombëtare.
Meqë folët për ndërtimet pa leje, çfarë mendimi keni për kompetencat e INUK-ut nga qeveria dhe vendimin e dhënë sëfundmi nga Gjykata Kushtetuese?
Unë gjykoj se kjo qeveri duhet të operojë brenda një kuadri ligjorë. Nëse INUK-u u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese duhet të kthehet në atë institucion normal që ka shteti shqiptar. Por unë gjykoj që kjo qeveri i ka të gjitha mjetet e mundshme që ajo që është e paligjshme të prishet. Të prishet dhe unë nuk shikoj asgjë të keqe tek prishja e gjërave të paligjshme. Mendoj si një mënyrë për të rivendosur kontrollin e shtetit për një pasuri që është territori shqiptar, për t’i orientuar shtetasit që të mos shpenzojnë para për një mënyrë që është e panevojshme, pra të vejë disa rregulla.
Çfarë mendimi ndani për qëndrimet e fundit të Kryeministrit Edi Rama që çdo investitori të huja t’i ofrohet tokë me një euro, ndërkohë që kjo praktikë është ndjekur nga qeveria e mëparshme?
Me thënë të drejtën nuk kam besuar as tek qeveria e mëparshme dhe as tek kjo qeveri. Unë them që toka në Shqipëri duhet të shitet sipas tregut që ka. Nëse ky shtet paska tokë për një euro, gjykoj që të kompesojë më mirë pronarët sepse do t’i kompesojë më shumë se një euro. E dyta nuk më duket se ka sjellë ndonjë investitor serioz në Shqipëri. E treta, unë gjykoj se me nivelin e administratës – të korrupsionit që ka shteti shqiptar, një euro shpesh herë do të bëhet 2, 3 euro për xhepat e nëpunësve. Troç muabeti, unë e quaj nëse qe e pasuksesshme, do të jetë e pasuksesshme edhe nga kjo qeveri.
A ekziston nevoja e ngritjes së një komisioni parlamentar për këtë çështje?
Unë gjykoj se jo çdo gjë duhet të zgjidhet me komisioni parlamentare, sepse Parlamenti nuk mund të marri kompetencat e qeverisë, ekzekutivit. Parlamenti ka detyrë ti kontrollojë ato, nuk mund të marrë të tilla iniciativa. Unë gjykoj një nënkomision që të merret me çështjet e pronave me zbatimin e ligjit për pronat. Kjo do të ishte shumë e dobishme dhe do të shpëtonim me mijëra ha tokë bujqësore që është shumë e vlefshme për vendin dhe mijëra ha trojë të cilat janë shumë të domosdoshme për zhvillimin urban. Gjithashtu do të shpëtonim edhe miliona e miliona dolla që po na e vënë në dukje të huajt dhe që nuk është e drejtë.
Më herët ju keni folur edhe për një skemë konkrete?
Kam folur për një skemë 30 me 30. Një të tretën ta marri përsipër sheteti dhe 1/3 ta marrin përsipër ata që janë përfituesit mbi pronën e huaj në shkëmbi të tapisë dhe të drejtës së pronësisë, dhe 1/3 në një mënyrë do ta humbin pronarët që janë pjesa më e respektueshme e ligjit, por 50 vjet komunizëm, përzier me 23 vjet postkomunizëm dhe kanë bërë punën e vet. Unë besoj që pronarët e arsyeshëm do ta pranonin këtë lloj skeme dhe do të shkonin drejtë një mbyllje përfundimtare të problemit si ekonomi, problemit si temë të madhe sociale, si shtet i së drejtës sepse do ta fusim në rrugë kushtetuese problemin e kthimit dhe të kompensimit të pronave. Them në rrugën kushtetuese sepse Kushtetuta e ka të shkruar të zezë mbi të bardhë që prona ose blihet, ose trashigohet ose dhurohet. Fatkeqësisht gjyska e pronarëve e shqiptarëve të sotëm nuk ndohet në asnjë nga këto tre elementë, është jashtë një shtrati kushtetues. Pra kjo skemë bashkë me të gjitha anekset, duke përfshirë edhe të rejat që ka sjellë koha, nevojat e reja që ka tregu i tokave të paluajtshme, mund të riadoptohet. Unë gjykoj që fryma duhet e një marrëveshje të madhe politike dhe e largimit definitiv të çështjs së pronësisë si temë elektorale. Kjo nuk mund të shërbejë më si sarbator votash për asnjë palë. Sepse nuk është çështje elektorale, është çështje e shtetit të së drejtës, është edhe një çështje morale.
z. Shehi, për çështjen e pronave ju keni debatuar dhe me Kryeministrin Rama në Kuvend. A ju ka bërë ai ndonjë ftesë për të bashkëpunuar për këtë problem?
Për çështjen e pronave kam bërë debat me Ramën dhe çdo kryeministër që ka qenë dhe nuk kam ndërmend të heq dorë. Nuk kam pasur ndonjë ftesë, por edhe sikur të kem ndonjë ftesë, pozicioni dhe vendi im është në opozitë – qëndra e djathtë. Unë jam një njeri që gjykoj në mënyrë dialektike në asnjë lloj qeverisje që është sot dhe që ishte dje, nuk ka nevojë të mbledhi burrat e mençur. Në demokraci dialektia është debati permanent dhe kjo e çon përpara demokracinë. Unë gjykoj se kjo qeveri i ka të gjitha instrumentet, njerëzit, dijet e mjaftueshme për t’i zgjidh problemet. Nëse nuk i zgjidh është çështje vullneti politik. Përsa i përket dijeve dhe eksperiencës, unë ia kam vënë në dispozicion të shteti shqiptar pavarësisht se kush janë qeveritë që shkojnë e vijnë. Edhe po të ma kërkojnë unë i them mendimet e mia se si e gjykoj unë të zgjidhet kjo çështje. Unë i përkas traditës, qëndrës së djathtë dhe debatet e mia do t’i bëj brenda këtij komuniteti politik. Kjo është detyra ime, e drejta ime dhe ndjehem shumë komod në këtë pozicion. Ka brenda së djathtës akrobat politik që kanë hyrë dhe bëhen ministra, majtas, djathtas, janë shumë, por unë jam shumë i vjetër për të kapërcyer ylberin.
Debatet e fundit mes pozitës dhe opozitës duket se janë përqëndruar në raportet me institucionet e pavarura. Çfarë mendimi keni për lëvizjet e fundit të qëverisë për kreun e SHISH-it dhe AMA-s?
Unë gjykoj se institucionet e pavarura duhet të qëndrojnë të tilla edhe kur mbi kokë janë vënë personazhe jo të pavarur. Që të jemi të sinqertë unë nuk besoj se ka një shqiptar që mendon se në krye të institucioneve janë vënë njerëz të pavarur. Njerëzit janë vënë të varur, edhe Partia Demokratike edhe nga institcionet e asaj kohe. Unë e gjykoj gabim për atë kohë, por gjykoj se do të ishte gabim edhe më i madh po të tentonim t’i ndryshonin sepse dëmi që do bëjmë është më i madh sesa ai duke pretendu. Unë gjykoj është më e drejtë deri në mbarimin e mandatit të këtyre personave që kjo qeveri të bashkëpunojë dhe të tentojë pavarësinë e institucioneve. Jam i sigurtë që gjithë këto persona janë të përgjegjëshëm dhe e dinë detyrën që kanë marrë përsipër dhe brenda legjislacionit dhe Kushtetutës do të vijë dita kur do të ndërrohen por jo për tu ndërruar edhe njëherë partiakë të rinj, por për herë të fundit që të merremi me këtë temë të vendosen persona profesionistë jashtë sferës politike. Kështu që gjykoj se me gjithë difektet që duhet të kenë dhe anësinë partiake, institucionet për hir të traditës shtetërore unë gjykoj se duhet të qëndrojnë.
Cili duhet të jetë roli i opozitës ndaj mazhorancës, ndërkohë që kohët e fundit ka zgjedhur një marrëdhënie të kushtëzuar?
Këto janë taktika të luftës parlamentare brenda luftës dialektike. Kjo opozitë që është sot ka edhe interesat e mbrojtjes së territorit të vet politik duke mos ia lëshuar të gjitha mazhorancës që është jashtëzakonisht e madhe. Jetojmë në një specifikë që nuk e ka pasur më parë. Kjo qeveri mund të ankohet për forma ekstreme të kundërshtisë politike, por mos të harrojnë se është një qeverisje me një mazhorancë prej 84-85 votash. Kështu që po i hoqe opozitës edhe mjetet e veta, shytën dhe mburojën që i ka mbetur, këtu kthehemi në një shtet monopartiak dhe demokracia nuk përfiton asgjë nga kjo.
Florenc Drizari
Add new comment