Rama korrigjon talljen/Ishulli i Sazanit do quhet ishulli "Donald Trump"

Shakaja e kryeministrit për presidentin Donald Trump.ka rrëshkitur drejt një incidenti të rëndë diplomatik. E nisur me idenë për të rënë në sy, ajo është interpretuar si tallje për Trump, i njohur si person që i merr personalisht mufkat e lëshuara ndaj tij.
Burime për “Të Kripura” bëjnë me dije se z. Rama i kanë tërhequr vëmendjen miqtë e huaj për shakanë e pavend për të cilën nuk mund ta ndihmojë askush.
Gjendja bëhet edhe më dramatike nisur nga fakti se Endri Fuga, mendja e PR-it është larguar nga Shqipëria pasi kundërshtoi prishjet në Valbonë. Mësohet se ai ka udhëtuar drejt Filipineve, ndonëse në fillim u mendua se fo të zhvendosej në Ekuador.
Ministrja "Diella" është e trajnuar për shaka të brendshme dhe jo për sfida të tilla.
Në kushtet kur Trump mund të hakmerret rëndë dhe ta poshtërojë shakaxhiun e Europës, mësohet se z. Rama ka menduar të bëjë atë që ka në dorë: të sajdisë presidentin amerikan.
Sipas burimeve qeveritare se do të vendoset ndryshimi i emrit të ishullit të Sazanit duke e riemërtuar si ishulli Trump.
E vënë në dijeni për këtë lëvizje në veprim është hedhur edhe opozita. Konkretisht Ilir Meta ka propozuar që Mali i Tomorit të marrë emrin Maja e Trumpit, ndërkohë që Berisha ka ecur më tej kur ka sugjeruar që Alpet të riemërtohen si Alpet Trampiane.
Synimi i opozitës është të zhvlerësojë përpjekjen e Ramës që druhet se:
- Trump mund të anullojë samitin e NATO-S të vitit 2027 që parashikohet të mbahet në Tiranë.
- Të aktivizojë çështjen McGonigal.
- Të shpallë non grata z. Rama dhe ta shpallë atë objektiv të luftës së ShBA me kartelet e drogës
Ky është padyshim rasti i parë që Shqipëria vjen në vëmendje të Trump që nuk është çudi ta cilësojë Shqipërinë një territor privat me Edin si maxhordomin e preferuar.
Make Albania Great Again!
Add new comment