Putin: Dialogu është zëvendësuar me monologun e më të fortëve

“Situata në arenën ndërkombëtare po përkeqësohet gjithnjë e më shumë dhe ajo që i duhet njerëzimit tani është më shumë bashkëpunim midis kombeve të botës”, tha Presidenti rus Vladimir Putin në një ceremoni të dorëzimit të kredencialeve të ambasadorëve të rinj.
Siç raporton TASS, Putin është shprehur se diplomacia, kërkimi i konsensusit dhe kompromisi po zëvendësohen gjithnjë e më shumë nga veprime të njëanshme "dhe shumë të rrezikshme".
Dhe në vend të dialogut midis shteteve, ka një monolog nga ata që, me të drejtën e të fortit, e konsiderojnë të lejueshme të diktojnë vullnetin e tyre, t’u mësojnë të tjerëve si të jetojnë dhe të japin urdhra.
Putin thekson se duhet kërkuar me këmbëngulje që e gjithë bashkësia botërore të përputhet me ligjin ndërkombëtar dhe "të ofrojë ndihmë reale për rendin e ri botëror, më të drejtë dhe shumëpolar që po shfaqet".
Ai shton se Rusia është "sinqerisht e përkushtuar ndaj idealeve të një bote shumëpolare".
Vendi ynë gjithmonë ka ndjekur dhe do të vazhdojë të ndjekë një kurs të politikës së jashtme të ekuilibruar dhe konstruktiv që merr parasysh si interesat tona kombëtare ashtu edhe trendet objektive në zhvillimin global.
Sipas tij, Rusia "mbështet forcimin e rolit kyç dhe qendror" të Kombeve të Bashkuara në çështjet botërore. Imperativat e Kartës së OKB-së janë "të nevojshme tani më shumë se kurrë".

Add new comment