Mediat serbe: Radoiçiç është larguar drejt Rusisë

Postuar në 14 Nëntor, 2026 10:56

Mediat në Serbi raportojnë se Milan Radoiçiç, biznesmen serb nga Kosova dhe i akuzuar kryesor për ngjarjet e Banjskës, është larguar drejt Rusisë.

Burim për këtë informacion është një ish-inspektor i shërbimit secret serb, BIA, Milan Zvezdanoviç që referon informacione jo zyrtare.

Nisur nga detyrimi gjyqësor për Radoiçiç që me vendim gjykate nuk lejohet të largohet nga vendi, bëhet e ditur se ai është paraqitur në stacionin policor të Savski Venac më 1 nëntor.

 

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Me siguri eshte nje marreveshje per te mos cenuar autoritetin e administrates se re post-vucic.
Eshte larg mendesh qe regjimi i ri serb te dorezonte Radoiçiçin qeverise se Kosoves, megjithe deklaraten publike te tij, qe ka qene truri dhe ekzekutori i sulmin terrorist ne territorin kosovar qe rezultoi me vrasjen e policit shqiptar ne detyre.
Largimi drejt Rusise e nje terroristi qe jetonte nen mbrojtjen shteterore te qeverise se Vucic, eshte nje ndihme e madhe per administraten e ardhshme, megjithese kjo administrate as nuk ka shpallur nje qendrim te qarte kunder terrorizmit shteteror serb ndaj Kosoves, as ndaj nxitjes se serbeve te veriut te Kosoves kunder qeverise se vendit te vet, as nuk eshte shprehur qarte ndaj pavaresise se Kosoves.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.