Arkeologët turq pretendojnë se kanë zbuluar varrin e Ajaksit

Postuar në 16 Nëntor, 2026 19:17

Arkeologët turq pretendojnë se kanë zbuluar varrin e heroit homerik Ajaks. Një studim me autor Fecri Polat, studiues në Muzeun e Trojës në Çanakale, ka identifikuar një varrezë tumulare aty ku mendohej se më parë ndodheshin mbetje të një ngulimi prehistorik.

Siti gjendet gjashtë milje në veriperëndim të qytetit antik të Trojës, që përkon me përshkrimet për varrimin e Ajaksit. Vendi quhet Ishildaktepe Alti sipas kodrës dhe hipoteza se kemi të bëjmë me varrin e Ajaksit niset nga ngjashmëria e përshkrimeve të bëra për  varrimin e tij.

Ajaksi i mbiquajtur I Madhi ishte një ndër heronjtë më të njohur të  fushatës akease në Trojë. Djali i Telamonit dhe Peribeas, ai kishte lidhje gjaku me Akilin dhe Teukrin. I dalluar për duelet me Hektorin, ai merr një rol kryesor pas braktisjes së betejës nga Akili. Vdekja e tij ishte tragjike dhe supozohet se u shkaktua nga një truk i Odiseasn në garën se kush do të merrte mburojën e Akilit pas vdekjes. Vota pro Odisesa e çoi në tërbim Ajaksin që mendohet se ose vrau veten në dëshpërim e sipër, ose nga tërbimi nisi tëvriste kafshët, akt që pasi u qetësua e çoi në vetëvrasje nga turpi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.