Jep dorëheqjen kreu i ushtrisë serbe

Postuar në 16 Nëntor, 2026 15:35

Agjencia shetërore serbe e lajmeve, ”Tanjug”, raporton se shefi i Shtabit të ushtrisë, gjenerali Milan Mojsilloviç, ka dhënë dorëheqjen dhe ka kaluar në pension. Sipas agjencisë, Mojsilloviç, ka kërkuar vetë pensionimin, të cilin e ka përfituar me dekret të Presidentit në Detyrë të Serbisë.

Deri në emërimin e pasuesit, detyrën e tij e kryen kreu i Forcës Ajrore dhe Kundërajrore, Tiosav Jankoviç.

Mojsilloviç ishte një ndër njerëzit e afërt të Presidentit Aleksandër Vuçiç që humbi zgjedhjet më 25 tetor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.