Kodoshit i erdhi goja!
Në vend se të fliste vetëm për Bordin e Paqes dhe triumfin e tij me ftesën e Donald Trump, Edi Rama, është shfaqur sot në Kuvendin e Shqipërisë për të folur edhe për SPAK. Të cilën e ka krahasuar me letrat nga populli dhe se sipas tij mban në burg pa prova Erjon Veliajn.
Le të pranojmë se është kështu. Pra se ka shkelje proceduriale. Po për Ilir Metën pse nuk flet ky? Po për Ilir Beqajn? Po për ata të ndaluar për trafiqe vetëm bazuar në mesazhet e enkriptuara? Pse nuk shprehet ky avokat për këta?
Cili kryeministër bën apologji të tilla të hapura të korrupsionit? A nuk është detyra e një qeverie që të distancohet dhe denoncojë me iniciativë korrupsionin e të vetëve? Cila kontratë e detyron zotin Rama të hidhet në një sulm të tillë ndaj një Prokurorie të Posaçme të cilën e miratoi vetë?
Dhe pse flet pikërisht tani? Pse ka heshtu gjithë këto kohë? Me gjasë sepse paqartësia dhe pasiguria e ka munduar gjatë këtë kodosh që sot hapi buçen dhe foli me zë të lartë në Parlament duke u kthyer sa majtas dhe sa djathtas, me të njëjtën kapardisje dhe hakërrim që ia njeh mirë gjithë Shqipëria sa herë ndihet se është rehat.
Në sëkëlldinë e vazhdueshme të hetimit penal, zoti Rama ëstë kthyer në vendin e krimit, për të sulmuar SPAK edhe pse ka në dorë shumicën të ndryshojë ligjin. Ky është padyshim tirumf i legjitimitetit të korrupsionit.
s.zaimi

Add new comment