Erdogani zëvendëson Khamenein si rreziku më i madh për Izraelin
Në një intervistë për gazetën “Kathimerini”, ministri izraelit për Diasporën, Amichai Chikli, ka folur gjerë e gjatë për presidentin aktual të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, të cilin e ka cilësuar si kërcënimin më të madh për Izraelin sot. Duke nënvizuar ndër të tjera se për zhvillimet në Iran “duhet pritur nëse revolucioni do të jetë i suksesshëm”, Chikli shprehet se:
Erdogan është kërcënimi më i madh për shtetin e Izraelit në momentin e sotshëm. Vizioni i tij është një perandori “neo-otomane” e orientuar drejt Hamasit dhe Vallazërisë Myslimane dhe kjo është shumë e qartë nga deklaratat e tij dhe agresioni në Mesdhe, Siri dhe pjesë të tjera të Lindjes së Mesme. Ne pamë një përpjekje për pastrim etnik të alavitëve, druzhëve, kurdëve dhe pamë çfarë ndodhi në Halep dhe çfarë ndodh tani në Rojava.
E ashtuquajtura “Ushtri Siriane” është një mishmash grupesh si al Qaeda, ISIS dhe xhihadistë nga mbarë bota që veprojnë me njësitë e inteligjencës turke. Ambicia e tij është të eleminiojë praninë kurde në Sirinë verilindore, të eleminojë alavitët nga bregdeti në perëndim dhe të eleminojë druzhët në jug. Për fat të keq nuk shohim që OKB dhe BE-ja të ndërhyjnë në atë që po ndodh në Siri.
Ka një lidhje direkte mes dobësimit të Iranit dhe dominimit të Erdoganit. Sot forcat që kryesisht punojnë për të stabilizuar Iranin janë kryesisht Katari, të dy shtete xhihadiste. Për fat të keq duket se Katari po i shpëton ajatollahët nga dështimi i plotë
Është e vështirë të nxirret përfundimi sesi nga të gjitha këto Izraeli kërcënohet nga Turqia në atë masë sa thotë ministri. Izraeli është një fuqi artificiale në një rajon me fuqi reale, pasi fuqia e tij vjen nga dy komponentë të ndërvarur në mënyrë organike: Organizimi dhe ndihma amerikane që shkon deri në protektorat.
Izraeli nuk mund të luajë dot si fuqi rajonale dhe është e qartë se me krizën e viteve të fundit, Izralei arriti majën e fuqisë së vet por edhe të legjitimitetit të politikave dhe pretendimeve të veta. Çfarë vjen më pas janë vetëm problemet që nuk do të vonojnë.
s.zaimi

Add new comment