Ish-ministri i Jashtëm i PD-së: Refuzimi i armëve kimike "gabim i madh"

Tritan Shehu, një nga figurat e PD-së që në zgjedhje e 23 qershorit nuk u zgjodh deputet, në një moment ku çështja e armëve kimike të Sirisë është kthyer sërish në vëmendje, thotë se, Shqipëria duhet të kishte thënë “Po”. Ish-ministri i Jashtëm më tej thotë se u humb një “rast” me përgjigjen negative që u dha. Sipas tij protestat u organizuan me qëllim justifikimin e vendimit dhe shton se viktimë ranë shumë qytetarë. Ish-kreu i PD-së këtu e ka fjalën edhe për PD-në, e cila doli në mbështetje të protestave.
Debati është zhvilluar në profilin e deputetit të PD-së, Kastriot Islami. i cili kishte postuar një lajm për dëmin që ka shkaktuar përdorimi i sarinës ndaj popullatës në Siri.
Shehu: Kastriot, nuk po e kuptoj pse e ke bërë këtë postim? Sidoqoftë, mua më rikujton gabimin e madh që kryem ne në Shqipëri kur refuzuam të merrnim pjesë në shkatërrimin e atyre armëve. Ishte e pafalshme dhe ato protesta ishin të organizuara me qëllime keqdashëse, viktimë e të cilëve ranë më tej shumë qytetarë të sinqertë.
Islami: Tritan, nuk ka lidhje me ardhjen e armëve kimike në Shqipëri, por me gjithçka që ka bërë Asadi. Dhe si lajm në gazetën franceze jepet në këtë kontekst. Jam dakord me ato që thua ti, por “protestat” i nxiti Rama me veprimet dhe mosveprimet e tij. Historia do të na japë më shumë detaje për përgjegjësitë e Ramës lidhur me këtë çështje të rëndësishme dhe veçanërisht për veprimet e tij të papërgjegjshme që fillimisht i tha “po” dhe më tej “jo” partnerit strategjik, duke shkaktuar zhgënjime dhe duke e vendosur atë në pozicion mjaft të vështirë për të gjetur zgjidhje brenda afatit.
S.S
Comments
Keta zoterinj(Shehu-Iaslami)

Keta zoterinj(Shehu-Iaslami) megjithese jane tap-topi lidhur me problemin qe diskutojne,si shiu pas te vjelave,na flasin per "Armet Kimike" te Sirise qe nuk i pranuam.Keta zoterinj se pari duhet te kuptojne se nuk eshte bere fjale per "Arme Kimike" por per Lende Helmuese Luftarake (LHL) qe perdoren per kompletimin e armeve kimike. LHL nuk jane arme kimike por lende te para per prodhimin e "predhave" te armeve kimike. Nuk eshte bere fjale per armatosjen e Shqiperise me Arme Kimike,qe ne i paskemi refuzuar???!!!.

Gjykoj se mos pranimi i LHL-ve eshte nje nga fitoret me te medha te ketij populli qe nga shpallja e pavaresise,sepse vihej ne diskutim vet ekzistenca biologjike e tij. Ato nuk kishin asnje vlere tjeter veç vetevrasjes tone.Kjo eshte edhe aresyeja qe nuk u pranuan nga asnje shtet normal per ti asgjesuar.

Per fat te keq vendi yne ka patur dhe ka per tradite shume politikane te tipit "LHL" per te keqen e tij.

edhe per kete e ka prap fajin

edhe per kete e ka prap fajin rama.....................

Add new comment