Harito zbardh listën e demokratëve në administratë: Bashkëshortja e Mediut, mbesa e Liri Berishës, motra e Patozit, kunata e Rulit, etj

Shumë të afërm të zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike vazhdojnë të mbajnë poste në administratën publike, pavarësisht ndryshimit të qeverisë. Ministrja e Shtetit për Administratën Publike, Milena Harito duke iu përgjigjur akuzave për nepotizëm, ka sjellë një listë të gjatë emrash.
Sa u përket familjarëve të demokratëve që ende vijojnë punën në administratë, figuron një listë e gjatë emrash nga bashkëshortja e Halim Kosovës që punon në Ministrinë e Jashtme, gruaja e Saimir Shehrit në Ministrinë e Ekonomisë, gruaja e Gjergj Lezhjes, në Departamentin e Administratës Publike apo kunata e tij në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Mos jeni gjë të shqetësuar për Hasan Metukun që ka gruan, apo për Roland Bejkon që ka vëllain në Ministrinë e Mbrojtjes, për gruan e Glori Hysit në Ministrinë e Arsimit”, deklaroi dje Harito raporton “Shekulli”. Madje sipas saj janë dhe shumë kunata të njërit apo tjetrit të punësuara në dikastere ministrore. Në administratën e drejtuar nga mazhoranca e majtë, përkatësisht në Ministrinë e Financave, vijon të punojë gruaja e ish-deputetit demokrat, Ilir Rusmaili ndërsa kunata e tij në kryeministri, motra e deputetit aktual Astrit Patozi është në Ministrinë e Brendshme, mbesa e Liri Berishës në Ministrinë e Integrimit, ndërsa kunata e demokratit Genc Ruli në Ministrinë e Transportit. Po ashtu bashkëshortja e republikanit Fatmir Mediu është në Ministrinë e Energjisë, gruaja e Agron Kuliçit në Ministrinë e Punëve të Brendshme ndërsa vëllai i Gerti Bogdanit vijon të punojë në Ministrinë e Jashtme.
Ministrja kujtoi dhe raportin e Kontrolli të Lartë të Shtetit të gushtit të vitit të kaluar në të cilin ngihej shqetësimi për këto emërimi. “Në postën shqiptare keni një tufë me Berishë për të cilët KLSH-ja propozon me shkrim masa disiplinore. Thojani pra shqiptarëve për kë jeni të shqetësuar, për demokratët e thjeshtë që i latë rrugëve, apo familjarët tuaj”, - pohoi ajo. Lista e familjarëve të demokratëve të punësuar vijon edhe më tej. Kështu në zyrën e prokurimeve në Ministrinë e Brendshme vijon të punojë e afërmja e deputetit Flamur Noka, Agrimona Noka, apo, 3 nga 7 familjarët e punësuar nga Isuf Çela, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.
Debati në Kuvend
Milerna Harito: Tek raporti i gushtit 2013 për postën shqiptare keni një tufë me Berishë për të cilët KLSH-ja propozon me shkrim masa disiplinore. Thojani pra shqiptarëve për kë jeni të shqetësuar, për demokratët e thjeshtë që i latë rrugëve apo familjarët tuaj? Kështu e keni konceptuar pushtetin, me klane dhe shefa klanesh si ai që keni në krye, si në mesjetë.
Sali Berisha: Qytetarët janë të shqetësuar kushërirë kur të shohin ty ministre, mbesë e Spiro Kolekës, janë të shqetësuar kur shohin Blendi Çuçin, burrin e gruas së kushëririt tënd, ministër. Janë të shqetësuar kur shohin Xhillarin, burrin e Linda Bashës kryetar bordi. A e di ti që emërimet sot i bën vetëm Olsi dhe a e di mirë sa merr Olsi për emërimet çdo ditë?
Pirro Lutaj: E ngatërron me Shkëlzenin.
Jozefina Topalli: Të flasësh me atë gjuhë urrejtjeje klasore si daja dhe gjyshi yt është turp. Duke u nisur nga procesverbali, ke thënë se ne opozita jemi fundërrina të komunizimit. Të të vijë turp. Nuk jemi ne nipat e Spiro Kolekës. Nuk jam unë e bija e atij që ka firmosur varjen në litar, je ti biri atij. Nëse do me pa se ku janë fundërrinat e komunizmit i keni në krah. Ti i pari, kushërira e dyta, djali i sekretarit të parë i treti, djali i byrosë politike ministër, i katërti, ministër i Ramiz Alisë i pesti, ministër i Brendshëm i Ramiz Alisë, i gjashti.
Taulant Balla: Kujtoni se kemi pasur qeveri? Qeveria ishte familja. Kur u bë lista e Shkodrës, Jozefina tha që listën e bëri Shkëlzen Berisha.
Jozefina Topalli: Mashtrues.
Talant Balla: Ti Jozefinë e di mirë kur të hoqën Arencën nga lista dhe të futën shokun e Shkëlzenit. Ti flet për nepotizëm kur ambasadat i mbushët, pse nuk flet për dhëndrin tënd, po të vëllait tënd në konsullatë. Në emër të grupit të PS-së ftoj ti bindemi rregullores. Fjalët e Berishës herën e fundit janë të papranueshme. O ti tërheqë mbrapsh o të ndëshkohet me 21 ditë pezullim.
Sali Berisha: Kryekreu juaj ose gjuan nga mbrapa, ose përdor maska të shëmtuara sa shëmtira. Ai shërbehet nga individë që janë të dënuar në mënyrë të përsëritur për shpifje nga gjykatat. Ai shërbehet nga persona që janë të denoncuar për përdhunim dhe unë do e sjell dosjen në parlament, nga një vajzë e sëmurë me AIDS.
Comments
Nuk e marr vesh, Harito eshte

Nuk e marr vesh, Harito eshte aty per te gjetur zgjidhje problemeve apo per te luajtur ping pong me emerimet nepotike. Ishte e pritshme qe pas nje fjalimi te tille provokues te kishte reagime alla Berisha e te fillonte i njejti show i shemtuar qe na ka lodhur te gjitheve. Eshte e kote te luhet kjo loje masakruese sepse duket qarte qe edhe qeveria e Rames ka probleme evidente me nepotizmin.

Pyetja ime eshte: Cfare po ben ministrja Harito per te luftuar nepotizmin dhe si po aplikohet konkretisht per ti dhene perparesi meritokracise?

Duhet thene se premisat nuk jane aq inkurajuese qe te lene shteg per ndonje shenje optimizmi se gjerat po vihen ne rruge te mbare.Konkurset aq shume te propaganduara u kthyen ne farsa sa per sy e faqe duke emeruar pergjithesisht vetem militante pa pervoje e pa kualifikim rolin.

Kush ka idete e qarte dhe vullnetin per te punuar me korrektese nuk ka kohe te merret me llafe e polemika te kota.

Analize e

Analize e drejte,Gjon.

Propogande dhe vazhdimesi e vjeter.

Add new comment