Erdoganit i ikën zëri, qytetarët e kthejnë në personazh qesharak në Twitter

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka vënë një bast të fortë duke thënë se do të japë dorëheqjen nëse partia e tij nuk fiton zgjedhjet lokale, që do të mbahen këtë fundjavë.
Por, turqit tashmë e kanë kthyer në një personazh talljesh kryeministrin e tyre. Kjo pas fjalës së mbajtur në një takim elektoral në Van (vend në lindje të Turqisë), ku zëri i tij ishte shumë i lartë. Komentuesit në Twitter thonë se ai ka marrë helium.
Kryeministri turk javën e kaluar u zotua se do ta “fshinte Twitter-in” dhe e mbylli aksesin në këtë rrjet social për qytetarët. Por këta të fundit kanë arritur të gjejnë mënyra për të hapur rrjetin social.
Një prej komentuesve thotë: “Mendoj se zogu Twitter ka ngecu brenda tij”. “Ne të kemi kërkuar që të bëhesh një lider botëror, ndërsa ti je bërë një Teletubby (Teletubbies)”, komenton një tjetër.
Në pak orë hashtag-u #helyumlobisi u bë trend në Twitter. Kritikët thonë se kryeministri ka tendencën për të fajësuar lobin për mjerimin e tij.
Një gjykata në Turqi urdhëroi pezullimin e ndalimit të Twitter-it, por kjo ende nuk ka dhënë efekt. Qytetarët turq po përdorin Twitter-in duke përdorur marifete teknike për të pasur akses.
S.S
Add new comment