Shkarkimi i Dervishit; Shekulli: Fitoi Gjika? Panorama: Merr post më të rëndësishëm

Besnik Dervishi nuk do të jetë më prefekt i Vlorës. Shkarkimi i tij është një nga më të mëdhatë që Rama ka ndërmarrë në këto muaj qeverisje. Por, Dervishi është do të mbetet “i shkarkuar”, pasi ish-deputeti do të marrë një post të ri.
“Shpëtim Gjika e mundi Besnik Dervishin? Vendimi i qeverisë për lëvizjen e prefektit të Vlorës, i pasur menjëherë me emërimin e Etjona Hoxhës, është i kujdesshëm për të mos e lënë këtë përshtypje. Përkundrazi, vendosja e një politikaneje të re, pedagoges së Universitetit “Ismail Qemali”, Etjona Hoxhës, dëshmon një përpjekje alternative për të çtensionuar Vlorën. Në komunikimin e djeshëm me prefektin Dervishi vihej re se, e kishte mirëkuptuar shefin e tij. “Kam pranuar të marr një detyrë të re”, tha ai, raporton “Shekulli”.
Ndërsa “Panorama” shkruan se Dervishi largohet nga ky post për një detyrë më të rëndësishme. “Ai është propozuar për Komisioner të Shërbimit Civil, i cili pritet të votohet nga Parlamenti. Në vend të Dervishit, Kryeministrit ka emëruar Etjona Hoxhën. Zëvendësimi i papritur është bërë me një vendim qeverie, ku thuhet se Dervishi është larguar nga detyra për t’u emëruar në një detyrë tjetër, por ende nuk bëhet i ditur funksioni i ri i tij”, raporton kjo gazetë.
S.S
Add new comment