Arkiv-Lajme

Edhe kjo javë duket se do të ikë pa takim. PD-ja përsërit kushtet e veta për mazhorancën

Postuar në 26 Mars, 2014 14:38

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është ripozicionuar sot rreth ftesës së kryeministrit për t’u takuar. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Basha ka folur për nevojën e një dialogu serioz dhe të vërtetë, që mund të lindë vetëm nëse shumica tregon vullnet për normalizimin e situatës institucionale në vend. “Mazhoranca duhet të tërheqë fare nga axhenda e Kuvendit, dhe jo t’i shtyjë, projektet e tyre arbitrare për Nëpunësin Civil dhe AMA-n.

“Dueli” gjyqësor Balla-Malltezi. Reagon ky i fundit: “Palo njeri, pa burrëri”

Postuar në 26 Mars, 2014 14:10

Jamarbër Malltezi, i përfshirë në listën e akuzave nga PS-ja dikur në opozitë, aktualisht është palë ndërgjyqëse me deputetin socialist Taulant Balla. Sot, Malltezi

Ka shpërndarë një e-mail shkak i të cilit është bërë kërkesa e Ballës për të shtyrë seancën gjyqësore në Apel. Përmbajtjen e e-mailit po e përcjellim të plotë, ‘bruto’, meqë ai është në të vërtetë një njoftim për shtyp.

 

“I sëmuri” i Europës...

Postuar në 26 Mars, 2014 13:46

“Franca është i sëmuri i Europës”. Kështu e përkufizon në një analizë në “Reuters” John Lloyd vendin e kulturës së kontinentit. Fraza buron nga përcaktimi i Car Nikollës I për Perandorinë Osmane, por Lloyd kujton se atë e kanë patur edhe vende të tjera. “Në vitet ’70 ishte Britania e Madhe, në vitet ’90 ishte Gjermania në betejën e riunifikimit. Italia me rritjen e ulët dhe borxhin e madh ka patur fatin ta ketë këto vite, kështu Greqia dhe Portugalia. Sot e ka radhën Franca”, shkruan Lloyd. Por nga çfarë “vuan” Franca e lavdishme?

Perëndimi i bashkuar në sanksionet kundër Rusisë. Obama në Bruksel: “Rusët do kuptojnë që nuk ka siguri nga përdorimi i forcës”

Postuar në 26 Mars, 2014 13:05

Lëvizja e Rusisë në Krime mund të ketë provokuar një afrim cilësisht të ri të hapësirë atlantike. Presidenti amerikan, Barak Obama ka qenë sot në Bruksel në takime më liderë europiane ku edhe ka folur specifikisht për situatën në Ukrainë. “Rusët do ta kuptojnë se nuk kanë për të arritur siguri, progres dhe status përmes forcës brutale”, ka thënë Obama, duke paralajmëruar se Perëndimi nuk do të rrijë duarkryq. Ai ka bërë të ditur se aktualisht, nëse Rusia vijon me inkursione të reja në Ukrainë, sanksionet do të thellohen duke mbajtur gjithnjë një derë të hapur për diplomacinë.

Zbatim i vendimeve të Strasburgut, qeveria u kompenson rreth 2 100 000 euro disa pronarëve që kanë paditur shtetin shqiptar

Postuar në 26 Mars, 2014 11:56

Disa vendimet të Gjykatës së Strasburgut janë kthyer sot në realitet teksa qeveria ka miratuar kompensimin financiar prej gati 2 100 000 euro për disa qytetarë që kanë paditur shtetin shqiptar për çështje pronësie. Janë rreth 5 çështje që u hapet rruga, ndërkohë që për çështjet e reja, qeveria ka kërkuar shtyrjen e afatit të kompensimit.

Ngrihet komisioni qeveritar për ujërat kufitare. Në krye zv.ministri i Mjedisit

Postuar në 26 Mars, 2014 11:49

Qeveria ka miratuar sot ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Administirmin e Ujërave ndërkufitare, i cili do të kryesohet nga zv. ministri i Mjedisit që përgjigjet për këtë fushë.

Presidentja e Kosovës, Jahjaga: “Duhet ta përmbyllim njëherë e përgjithmonë konfliktin me Serbinë”

Postuar në 26 Mars, 2014 11:13

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dhënë një intervistë për gazetën “Express” ku i është përgjigjur pyetjeve që lidhen me aktualitetin  politik të Kosovës, çështjet e korrupsionit si dhe karrierën e saj. Me interes më të gjerë është përgjigja që lidhet me dialogun me Serbinë, i vënë shpesh në vëmendje të kritikave të disa subjekteve kosovare. Për Jahjagën, koha ka ardhur që marrëdhëniet me Serbinë të orientohen drejt normalizimit. “Ne na duhet guxim dhe kurajë që t’i zgjidhim çështjet që i kemi trashëguar qoftë nga lufta qoftë nga administrimi ndërkombëtar i Kosovës.

Drejt armatës dixhitale. Debat në Itali për projektin 22 miliardë euro për transformimin e ushtrisë

Postuar në 26 Mars, 2014 10:40

Kriza financiare mund të ketë qenë e thellë dhe e rëndë, por ajo duket se nuk cenon aspak projektet ushtarake edhe të vendeve si Italia, që përgjithësisht ka qenë më e kufizuar në këtë drejtim. “Espresso” shkruan se aktualisht, ndonëse PD-ja e Renzit ka bërë një mocion për ndaluar programin “Soldato Futuro”(Ushtari i së ardhmes) sërish kontratat e lidhura nuk ndalen. Shifra totale është realisht e denjë për mijëvjeçarin ku kemi hyrë: 22 miliardë euro vetëm për mjete dhe aparate.

Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për legalizimet. Rama në Paskuqan: “200 mijë familje do të mund të bëhen pronarë të shtëpive të tyre”

Postuar në 26 Mars, 2014 09:53

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur në një takim me banorët e Paskuqanit se premtimi i dhënë në fushatën elektorale për legalizimin falas do të bëhet shumë shpejt realitet. Ai ka sjellë si dëshmi për këtë vendimin e marrë sot në mbledhjen e qeverisë, i cili më tej duhet të miratohet në Parlament. “Sot në mbledhjen e qeverisë ne miratuam ndryshimet me themel që i kemi bërë ligjit të legalizimeve.

Çështja “Gërveni”, Presidenti reagon ndaj Shefit të Shtabit: “Po kërkojnë që Gërveni të braktisë detyrën”

Postuar në 26 Mars, 2014 09:02

Presidenti i Republikës ka reaguar sot ndaj deklaratës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, rreth çështjes “Gërveni”. Sipas Presidentit, përfshirja e Bazos në këtë çështje është tregues i “përfshirjes së njerëzve në uniformë në debatin politik të ditës”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme