Çështja “Gërveni”, Presidenti reagon ndaj Shefit të Shtabit: “Po kërkojnë që Gërveni të braktisë detyrën”

Postuar në 26 Mars, 2014 09:02

Presidenti i Republikës ka reaguar sot ndaj deklaratës së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Jeronim Bazo, rreth çështjes “Gërveni”. Sipas Presidentit, përfshirja e Bazos në këtë çështje është tregues i “përfshirjes së njerëzve në uniformë në debatin politik të ditës”. Madje sipas Nishanit, “Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë përmes kërkesës që i adreson Kundëradmiralit Kristaq Gervenit për të zbatuar urdhrin administrativ të Ministrit të Mbrojtjes për t’u kthyer në Atdhe pa dalë Dekreti i Presidentit të Republikës, as më shumë e as më pak, po i kërkon këtij ushtaraku të lartë të braktisë detyrën”, duke kujtuar më tutje se “i vetmi autoritet ligjor dhe kushtetues që urdhëron përfundimin e detyrës së Përfaqësuesit Ushtarak të Republikës së Shqipërisë në NATO është Presidenti i Republikës”. Me këtë deklaratë Presidenti i Republikës ka hyrë vetë në një debat që priret të shërbehet si një krizë institucionale e mbetur më shumë në deklarata.

http://president.al/?p=17081

s.z

Comments

Submitted by martin (not verified) on

<p>eh ç&#39;na mbeti ne dere ky matufi president...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.