Ngrihet komisioni qeveritar për ujërat kufitare. Në krye zv.ministri i Mjedisit

Postuar në 26 Mars, 2014 11:49

Qeveria ka miratuar sot ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Administirmin e Ujërave ndërkufitare, i cili do të kryesohet nga zv. ministri i Mjedisit që përgjigjet për këtë fushë. Është përbërja e komisionit ajo që tërheq më shumë vëmendjen: Ministria e Punëve të Jashtme;  Ministria e Drejtësisë;  Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave; Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes; Ministria e Energjisë dhe Industrisë; Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës; Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit; Ministria e Punëve të  Brendshme; Ministria e Financave; Ministria e Mbrojtjes; Ministria e Shëndetësisë; Ministria e Arsimit dhe Sportit; Ministria e Kulturës; Akademia e Shkencave e Republikës së Shqipërisë. Komisioni do të ketë edhe një sekretariat teknik. Ndërkohë mund të imagjinohet se ky do të jetë edhe komisioni që do të përgjigjet për ndarjen e ujërave me fqinjët, si me Greqinë, Malin e Zi, por edhe me çështjet liqenore me Maqedoninë, apo edhe ato për lumin Vjosa dhe Radika.

s.z

Comments

Submitted by Te shohim ç'do ... (not verified) on

Ja, kjo eshte politika,

Gjeneral i nderuar Myslim Pasha!

dhe (kur behet fjale per nacionalizmin) profesor Pellumb Xhufi!

dhe ju i nderuar memedhetar i moshuar Kristo Frasheri...!

Te shomë ça do na kerrejne ne drite keta te Komisionit te Madh te Gjoleve me Fqinjet!

Do t'ja shkojne ujet nen rrogoz Kushtetueses apo jo?!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.