Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për legalizimet. Rama në Paskuqan: “200 mijë familje do të mund të bëhen pronarë të shtëpive të tyre”

Postuar në 26 Mars, 2014 09:53

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur në një takim me banorët e Paskuqanit se premtimi i dhënë në fushatën elektorale për legalizimin falas do të bëhet shumë shpejt realitet. Ai ka sjellë si dëshmi për këtë vendimin e marrë sot në mbledhjen e qeverisë, i cili më tej duhet të miratohet në Parlament. “Sot në mbledhjen e qeverisë ne miratuam ndryshimet me themel që i kemi bërë ligjit të legalizimeve. Këto ndryshime, do t’i kalojnë për miratim përfundimtar parlamentit dhe do të na garantojnë që ne t’i qëndrojmë atij zotimi që ju kemi dhënë dhe që ju dhe mbi 200 mijë familje që presin prej vitesh legalizimin të mund të bëhen pronarë të shtëpive të tyre. Dhe shtëpitë të kthehen nga kapitale të vdekura, në kapitale të qarkullueshme që do të ndihmojnë ekonominë e familjes suaj. Ne kemi pasur një plan shumë të qartë për legalizimet dhe dua ta kujtoj që unë personalisht bashkë me Lamen dhe disa të tjerë kemi qenë të parët që kemi folur për legalizimet, kur ishim në bashkinë e Tiranës në fillim të rrugëtimit tonë për të transformuar Tiranën”,- u shpreh kryeministri. Me këtë rast është me interes të mësohet qëndrimi i opozitës që ka akuzuar mazhorancën se ka gënjyer me premtimin e legalizimeve falas.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.