Pas BBC-së, edhe “Zëri i Amerikës” në gjuhën shqipe drejt mbylljes

Postuar në 26 Mars, 2014 08:36

“Zëri i Amerikës” në gjuhën shqipe duket se do mbyllet. Lajmi bëhet e ditur nga vetë kanali në fjalë, i cili njofton se vendimi ka ardhur si pasojë e prioriteteve buxhetore që ka përcaktuar Bordi i Guvernatorëve për Transmetimet. “Buxheti i vitit 2015 do të eliminojë shërbimet e gjuhëve që transmetojnë programe për Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë dhe Serbinë. Shërbimet që transmetojnë për Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Iranin, dhe Uzbekistanin do të reduktohen. Edhe transmetimet për Kubën do të pësojnë shkurtime të mëdha”, njofton “Zëri i Amerikës”. Duket se Ballkani po kalon në periferi të interesit të botës perëndimore dhe më mirë se çdo gjë këtë e përcjellin vendime të këtilla. Para disa vitesh ishte BBC-ja ajo që mbylli programin shqip. Të dyja, edhe BBC-ja edhe “Zëri i Amerikës” janë pjesë e historisë së lëvizjeve demokratike në botën shqiptare ndaj edhe mbyllja e tyre krijon ndjeshmëri të caktuara.

http://www.zeriamerikes.com/content/voa-budget-2015-balkan-c...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.