Presidentja e Kosovës, Jahjaga: “Duhet ta përmbyllim njëherë e përgjithmonë konfliktin me Serbinë”

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dhënë një intervistë për gazetën “Express” ku i është përgjigjur pyetjeve që lidhen me aktualitetin politik të Kosovës, çështjet e korrupsionit si dhe karrierën e saj. Me interes më të gjerë është përgjigja që lidhet me dialogun me Serbinë, i vënë shpesh në vëmendje të kritikave të disa subjekteve kosovare. Për Jahjagën, koha ka ardhur që marrëdhëniet me Serbinë të orientohen drejt normalizimit. “Ne na duhet guxim dhe kurajë që t’i zgjidhim çështjet që i kemi trashëguar qoftë nga lufta qoftë nga administrimi ndërkombëtar i Kosovës. Na duhet ta përmbyllim një herë e përgjithmonë konfliktin me Serbinë. Na duhet ta stabilizojmë Kosovën duke integruar në jetën institucionale dhe sociale të gjithë qytetarët e saj, të gjitha komunitetet. Konsideroj që një qasje e tillë siguron integritetin territorial të Kosovës dhe funksionimin e mbarë të saj. Dhe ky stabilitet i brendshëm na garanton një subjektivitet më të madh në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Jahjaga.
Intervista e plotë: http://www.gazetaexpress.com/intervista/interviste-me-atifete-jahjagen-une-presidente-deri-me-2016-5031/
s.z
Add new comment