Arkiv-Lajme

Kreshnik Spahiu përpiqet të hyjë sërish në lojë. Frazat të njëjta: “Miliona shqiptarë do rrethojnë zyrën e Ramës nëse firmos paktin e detit”

Postuar në 26 Mars, 2014 03:06

Kreshnik Spahiu është rikthyer sërish. Ose të paktën po përpiqet. Dhe sërish me të njëjtën temë: gjurmimin e ndonjë akti të mundshëm tradhtie nga politika në raport me fqinjët. I pyetur në “Studio e Hapur” ai ka folur për zhvillimet politike dhe fatin e partisë së tij, Aleanca Kuq e Zi. Së pari është marrëveshja e detit që po rinegociohet me Greqinë. “Venizelos ka deklaruar se marrëveshja e detit së shpejti do të hyjë në fuqi. Kryeministri nuk do të gjejë vrimë ku të futet, sepse miliona shqiptarë do ta rrethojnë zyrën e tij”, ka thënë Spahiu.

Takimi Rama-Basha, negociohet konsensusi paraprak për reformën territoriale

Postuar në 26 Mars, 2014 02:55

Gazeta “Mapo” shkruan sot se takimi i përfolur mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha është në pikëpyetje si pasojë e “presionit të radikalëve”. Gazetarja Nevila Perndoj shkruan se  në mbledhjen e asaj që quhet kryesia e vogël, Bashës i është kërkuar që të marrë paraprakisht konsensusin e të majtëve për reformën territoriale. Dhe kjo jo në komision por në kuvend. Gjithsesi, përveç kësaj çështjeje në diskutim mbeten ende disa tema të nxehta si SHISH, AMA etj.. Për kryeministrin, takimi me kreun e opozitës duhet të zhvillohet brenda kësaj jave.

s.z

Eliminohet në përplasje me policinë, lideri ultra-nacionalist ukrainas, Myzychko

Postuar në 25 Mars, 2014 16:04

Në njëfarë mënyre është përgënjeshtruar droja e disa qarqeve në Perëndim, se në Ukrainë nga kriza aktuale do përfitojnë nacioanlistët e thekur që shpesh janë përkufizuar edhe si “neonazistë”. Por zhvillimet e fundit janë surprizuese; një lider ultra-nacionalist ukrainas u qëllua për vdekje ditën e martë, në një përpjekje të armatosur me forcat speciale. Lajmin e vdekjes së Oleksander Muzychko e konfirmoi Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Një tjetër referendum jolegjitim. Gjykata Kushtetuese e Spanjës i thotë “jo” referendumit të parashikuar në Katalonjë

Postuar në 25 Mars, 2014 14:16

Duket se referendumi i Krimesë nuk është i vetmi të cilin Perëndimi e ka shpallur ilegjitim. Sot agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se edhe Gjykata Kushtetuese në Spanjë ka hedhur poshtë si antikushtetues atë që konsiderohet si deklaratë sovraniteti nga ana e Katalonjës, adoptuar nga autoritetet e këtij rajoni vitin e kaluar. Vendimi ka rëndësi, pasi presidenti i Katalonjës Artur Mas kishte premtuar referendum për shkëputje në datën 9 nëtor të këtij viti. Madje sipas tij, nëse kjo rrugë mbyllet, atëherë karta e pvarësimit do të përdoret në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2016.

Telefonata e përgjuar e Yulia Tymoshenkos: Jam gati t’i qëlloj në surrat atij maskarai (Putinit)

Postuar në 25 Mars, 2014 12:46

Edhe pse ka mundësi ta ketë ditur se përgjohet, e nga ana tjetër nuk është penduar shumë për thelbin e bisedës, por për “fjalorin e rëndë”, liderja ukrainase Yulia Tymoshenko ka përfunduar në vorbullën e një skandali. Në një telefonatë të përgjuar mes saj dhe ish-sekretarit të Këshillit Kombëtar për Sigurinë, Nestor Shufrych, ish-heroina e Revolucionit Portokalli vjell vrer ndaj rusëve të Ukrainës dhe liderit të tyre, që sipas saj është Vladimir Putin. Telefonata, njofton TCH, është publikuar në Youtube duke shkaktuar polemika dhe akuza.

Obama: Aneksimi i Krimesë, shenjë dobësie e Rusisë. “Analogjia me Kosovën, krejt pa lidhje”

Postuar në 25 Mars, 2014 11:41

Presidenti amerikan Barack Obama i ka dhënë vulën debatit të analogjisë mes Kosovës dhe Krimesë. Për të, krahasimi është absolutisht pa asnjë kuptim. “Kur dëgjoj analogji me Kosovën ku kishte mijëra njerëz që po masakroheshin nga qeveria e tyre, është një krahasim që absolutisht nuk ka kuptim”, ka thënë Obama në një konferencë në Hagë të Holandës, ku po mbahet Samiti bërthamor të sigurisë. Obama ka thënë se është e rëndësishme që të gjithë ta kenë të qartë dhe të heqin justifikimet e mundshme për veprim e mundshme të Rusisë, transmeton AFP.

Situata në PD, B.Mustafaj e ka sërish me J.Topallin: Është kërdisur me dieta dhe ankohet se u blenë votat

Postuar në 25 Mars, 2014 10:15

Teksa po dilnin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare 2013, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ishte shumë aktiv në ekran, duke komentuar përse-në e këtij rezultati dhe nuk munguan shigjetimet e hedhura në adresë të ish nënkryetares demokrate të Kuvendit. Në një shkrim tek Panorama, Mustafaj mbështet shqetësimet e ngritura pak ditë më parë nga deputetja demokrate Mesila Doda lidhur me situatën e brendshme në PD, duke thënë se 9 muaj për humbjes së thellë të zgjedhjeve, demokratët nuk kanë bërë ende analizën e shkaqeve që e çuan partinë e tyre në atë pikë.

Thirrja e Le Pen: Euroskeptikë të të gjitha vendeve, bashkohuni

Postuar në 25 Mars, 2014 09:13

“U bëj thirrje të gjitha forcave euroskeptike të Europës të krijojnë aleancë në mbrojtje të shteteve-komb, për rikthimin e demokracisë, sovranitetit të popujve dhe të identiteteve kombëtare” është apeli që ka bërë liderja e Frontit Nacional(Front National) Marine Le Pen e intervistuar nga agjencia e lajmeve ANSA.  Apeli i bërë menjëherë pas suksesit të arritur nga kjo forcë politike në zgjedhjet administrative në Francë,vjen vetëm pak para zgjedhjeve për Parlamentin Europian, të planifikuara për t’u mbajtur në muajin maj.  

Shefi i Shtabit gjeneral Bazo i drejtohet Gervenit: Urdhri zbatohet, nuk diskutohet. I ke ulur dinjitetin vendit

Postuar në 25 Mars, 2014 09:03

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka ndwrhyrw sot ndaj qëndrimit të Kundëradmiral Kristaq Gervenit, i cili nuk ka zbatuar urdhërin e ministres së Mbrojtjes për të lënë detyrën. Me anë të një deklarate për mediat FA i kujtojnë ushtarakut Gerveni se urdhëri nuk diskutohet, por zbatohet, përndryshe në rastet e mosbindjes ai përbën një kundravajtje penale. FA drejtohen nga gjeneral majori Jeronim Bazo, ish-këshilltar ushtarak i presidentit Bujar Nishani. Ja dhe deklarata e plotë e Forcave të Armatosura:

 

Tonë me mollë e qepë kalben për mungesë magazinimi. Ç’bëhet për “stimulimin e fermerit”?

Postuar në 25 Mars, 2014 08:09

Në pamje të parë bëhet fjalë për një lajm rutinë, për vetë periodicitetin e përsëritjes së tij. Edhe këtë vit, sasi shumë të mëdha të mollëve dhe qepëve të prodhuara nga fermerët e zonës së Korçës po kalben për shkak të mosgjetjes së tregut për shitje, por edhe për mungesë të kapaciteteve magazinuese.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme