Situata në PD, B.Mustafaj e ka sërish me J.Topallin: Është kërdisur me dieta dhe ankohet se u blenë votat

Postuar në 25 Mars, 2014 10:15

Teksa po dilnin rezultatet e zgjedhjeve parlamentare 2013, ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj ishte shumë aktiv në ekran, duke komentuar përse-në e këtij rezultati dhe nuk munguan shigjetimet e hedhura në adresë të ish nënkryetares demokrate të Kuvendit. Në një shkrim tek Panorama, Mustafaj mbështet shqetësimet e ngritura pak ditë më parë nga deputetja demokrate Mesila Doda lidhur me situatën e brendshme në PD, duke thënë se 9 muaj për humbjes së thellë të zgjedhjeve, demokratët nuk kanë bërë ende analizën e shkaqeve që e çuan partinë e tyre në atë pikë. Por edhe këtu ai nuk harroi të sjellë si shembull Topallin.

Ai ndalet në abuzimet e pushtetit të shkuar, në mënyrë të veçantë të ish-kryeparlamentarja Topalli, e akuzuar shpesh nga opozita e atëhershme (tashmë në pushtet) për shuma majme të përfituara nëpërmjet dietave. “Gjithë energjinë goditëse të denoncimeve të opozitës e bën pluhur e hi në sytë e elektoratit të vërtetë një kundërpërgjigje në stilin, ku është specializuar prej vitesh Taulant Balla e jo vetëm ai. Për shembull: që Jozefina Topalli, gjatë pesë vjetëve si kryetare e Parlamentit, e zgjedhur, kuptohet, vetëm me votat e demokratëve, ka marrë 68 milionë lekë (të vjetër) si dieta për të lëvizur brenda vendit, domethënë, kryesisht në Shkodër, ku kishte zonën e vet elektorale, por edhe shtëpinë e babës si dhe shtëpinë e burrit. Këtu nuk përfshihen rrogat, dietat e shpenzimet e tjera të natyrshme të një tabori rojash dhe bashkëpunëtorësh, që e shoqëronin në përputhje me ligjin si numri dy i shtetit që ishte. Me një hesap të thjeshtë del se nënkryetarja e partisë sonë (demokratëve), përveç pagës së vet në lartësinë e funksionit që mbante, ka ngrohur xhepin çdo muaj pa brejtje në ndërgjegje edhe me më shumë se pesë paga minimale. Por nuk duhet harruar se me pagë minimale ushqehet sot afro dyzet për qind e të punësuarve në Republikën e Shqipërisë, pa përmendur këtu mbi 500 mijë pensionistë, të cilët marrin në muaj sa gjysma e pagës minimale”, shkruan Mustafaj.

Lexoni më shumë në linkun: http://www.panorama.com.al/2014/03/25/pse-pd-pse-tani/

 

a.k

Comments

Submitted by dok. prof al (not verified) on

<p>shume vone i dashur mustafaj..........................</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.