Eliminohet në përplasje me policinë, lideri ultra-nacionalist ukrainas, Myzychko

Në njëfarë mënyre është përgënjeshtruar droja e disa qarqeve në Perëndim, se në Ukrainë nga kriza aktuale do përfitojnë nacioanlistët e thekur që shpesh janë përkufizuar edhe si “neonazistë”. Por zhvillimet e fundit janë surprizuese; një lider ultra-nacionalist ukrainas u qëllua për vdekje ditën e martë, në një përpjekje të armatosur me forcat speciale. Lajmin e vdekjes së Oleksander Muzychko e konfirmoi Ministria e Brendshme e Ukrainës.
I njohur ndryshe si Sashko Bily, Myzychko mbeti i vrarë në ballafaqimin e armatosur të ndodhur në një bar-kafe në Rivne, në pjesën perëndimore të vendit. AI ishte drejtuesi i Sektorit të Djathtë, një grupimi me prirje neo-naziste, i veçuar si tepër aktiv gjatë manifestimeve që sollën rënien e qeverisë së Yanukovych. Sipas versionit zyrtar, trupat speciale kishin si qëllim arrestimin e tij, por e hapën zjarr vdekjeprurës kur Muzychko qëlloi ndaj tyre. Drejtuesi i sektorit të djathtë ishte shfaqur në disa video teksa hynte i armatosur në zyra të administratës dhe rrihte me tytë kallashnikovi punonjësit. Ai dyshohej si autor i disa vrasjeve.
a.k
Comments
ah te kishim nje si ky per
<p>ah te kishim nje si ky per xha Saliun, do ti bente sh mire shendetit te demokracise shqiptare</p>
Add new comment