Arkiv-Lajme
Deputeti i PD-së Boçi mendon që qeveria duhet të dorëhiqet dhe t’u hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme
Detyra e një opozite është padyshim të vërë në pah gabimet e mazhorancës dhe përmes betejës politike, të përpiqet për ardhjen në pushtet. Por deputeti i PD-së Luçiano Boçi, në një intervistë për Gazetën Shqiptare, gjashtë muaj pas ardhjes në pushtet të koalicionit të majtë ka një ide shumë të guximshme për rikthimin në qeverisje në Partisë Demokratike. Boçi mendon kjo qeverisje ku Rama e Meta i bëjnë fresk njëri-tjetrit, ka bërë gabime në gjashtë muaj, sa ç’mund të bënte një qeverisje normale në gjashtë vjet.
Padi në prokurori për mosdeklarim pasurie, ambasadori Isaku dhe dy gjyqtarë
Dy gjyqtarë dhe një ambasador janë paditur në Prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka paditur në Prokurori dy gjyqtarë dhe një ambassador për “Fshehje ose deklarim të rremë të pasurive”: Ambasadori Agim Isaku, dhe gjyqtarët Ken Dhima Klorinda Çela. Sipas njoftimit të ILDKPKI pas kontrollit të plotë të deklaratave të subjektit Agim Isaku dhe korrespondencave të institucioneve publike dhe bankare ka rezultuar mosdeklarim i plotë i pasurisë.
Vendimi: Dënim me vdekje për 529 mbështetës të Morsit në Egjipt!
Gjykata e Lartë e Egjiptit ka dhënë dënim me vdekje për 529 mbështetës të presidentit të rrëzuar Mohammed Morsi. Të pandehurit u shpallën fajtor për vrasjen e zv. Komandantit të rajonit të policisë në distriktin e Matay, gjatë muajit gusht të vitit të kaluar dhe sulm ndaj forcave të rendit. Grupi prej 529 të dënuarish janë pjesë e organizatës të shpallur të jashtëligjshme në shtator të 2013-s nga autoritetet egjiptiane, Vëllazëria Myslimane.
PD akuzon: Një drejtor në Portin e Durrësit, i dënuar për prodhim e shitje narkotikësh
Partia Demokratike ka pikasur një tjetër emërim kontrovers të mazhorancës në administratën shtetërore. Problemi i të emëruarit me drejtësinë këtë herë nuk është kufizuar në një akuzë që është “holluar” rrugës, por në një dënim me 3.5 vite burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi tha se kryeministri ka emëruar në krye të shërbimeve të Portit të Durrësit, Fisnik Myrtezajn, i dënuar në 2011 me akuzën e mësipërme.
Basha i kthen letrën Ramës: Gati të takohemi për gjithçka duhet diskutuar
Ftesa zyrtare dhe publike e kryeministrit Rama ka marrë një përgjigje të ngjashme: Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas letrës së dërguar nga Rama një ditë më parë në lidhje me reformën territoriale, i ka bërë të ditur kryeministrit se ai është i gatshëm të takohet për të diskutuar në radhë të parë për pesë prioritetet e marrjes së statusit, por edhe për reformën administrative-territoriale. Më poshtë letra e plotë e Bashës:
12 mijë prostituta shqiptare në Itali?!
Mediat italiane kanë analizuar situatën e prostitucionit që në atë vend rezulton të jetë një ndër industritë më fitimprurëse, edhe pse problematike. Kjo analizë, që është përcjellur edhe nga media shqiptare, flet për shifra të mëdha parash, droge dhe femrash. Referuar të dhënave të publikuara, në vendin fqinj janë rreth 120 mijë prostituta, pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Rumania dhe Nigeria.
“Polici i rrjetit”, Komisioni Europian financon programin që do të luftojë krimin në internet
“Polici i rrjetit” nuk ka as pranga e as zinxhirë. Është një program me aftësi të vërteta hetimore në gjendje të njohë në brendësi të faqeve të internetit praninë e link-eve të dyshimta. "Illbuster" është një program i krijuar me qëllimin për të mbajtur web-in “të pastër”. Po si? Duke shkuar për “gjueti” të materialeve pedopornografike, të faqeve që mbajnë viruse që vjedhin të dhënat nga kompiuterët etj, duke krijuar kështu një “listë të zezë” të krimit në rrjet.
“Londongrad”, parajsa e oligarkëve, ku kapitalistët rusë fillojnë të tremben
Në ndeshjet e fundit në shtëpi të Chelsea-t, pavarësisht vendit të parë në klasifikimin e kampionatit anglez dhe kualifikimin për në cerekfinalet e Champions League, kishte vende bosh në tribunën e nderit. Mungoni Roman Abramoviç, bosi siberian i naftës i cili në një dekadë ka shpenzuar një miliardë stërlina për kukullën e tij futbollistike, gruaja e dytë Dasha Zhukova, bijë e një tjetër miliarderi rus, si dhe miqtë moskovitë që shpesh herë qëndrojnë përreth tyre në stadium.
Në pritje të Bashës…
Një ditë pasi Kryeministri publikoi letrën e tij për kreun e opozitës, ku e fton të bëjnë së bashku reformën administrativo-territoriale, nga Partia Demokratike nuk ka ende një reagim zyrtar. Edi Ramës do t'i duhet të presë deri të hënën, ditë në të cilën do të marrë një letër nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në parim, komunikimi me letra publike tregon se asgjë konkrete nuk do të ndodhë dhe situata politike në vend do të vazhdojë të jetë e tensionuar.
Arrestohen dy iranianë të shpallur në kërkim: Mos na ktheni, rrezikojmë të na varin
2 shtetas Iranian janë arrestuar në Rinas për kalim të paligjshëm të kufirit disa ditë më parë. Dy shtetasit iranian të shpallur në kërkim nga Interpoli janë kapur në Rinas me pasaporta të falsifikuara izraelite. Lajmi bëhet me dije nga burime konfidenciale të policisë së Rinasit.