Arrestohen dy iranianë të shpallur në kërkim: Mos na ktheni, rrezikojmë të na varin

Postuar në 23 Mars, 2014 10:25

2 shtetas Iranian janë arrestuar në Rinas për kalim të paligjshëm të kufirit disa ditë më parë. Dy shtetasit iranian të shpallur në kërkim nga Interpoli janë kapur në Rinas me pasaporta të falsifikuara izraelite. Lajmi bëhet me dije nga burime konfidenciale të policisë së Rinasit.  Mësohet se Riza Saied 29 vjeç dhe Yavet Deris 28 vjeç me profesion Inxhinier Zhvillimi, janë nisur në mes të muajit shkurt nga Tajlanda- kanë qëndruar disa ditë në Malajzi ku kanë udhëtuar me pasaportë iraniane deri në shtetin e Nepalit , në të cilin kanë blerë dy pasaporta izraelite të falsifikuar dhe janë nisur drejt Turqisë dhe më pas kanë përfunduar në Rinas ku dhe janë arrestuar me 27 shkurt për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim të dokumentave zyrtare.

Nga organi i akuzës jozyrtarisht mësohet se shtetasit iranian me profesion inxhinier po hetohen për përfshirje të tyre në akte terroriste, ndërsa informacioni i bollshëm për këta persona iu është dhënë dhe Interpolit përsa i përket deklarimeve të tyre rreth itinerarit të ndjekur dhe qëndrimit disa ditor në Malajzi.

Dijenisë së tyre për zhdukjen e avionit nga Malajzia më 8 mars. Për të zbuluar nëse kishin dijeni nëse do ndodhnin akte terroriste në avionin që u zhduk. Burime nga blutë e Tiranës bëjnë me dije se dy shtetasit me kombësi iraniane kanë deklaruar para oficerëve të policisë gjyqësore se destinacioni përfundimtar i tyre ishte Londra ku do të shkonin për një jetë më të mirë. Ata kanë deklaruar se duan që mos ti kthejnë në Iran pasi rrezikojnë ti varin në litar, me pretendimin se janë shpallur të paligjshëm nga qeveria Iraniane. /balkanweb/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.