Arkiv-Lajme

Rama në Pejë për rritjen e bashkëpunimit mes bizneseve

Postuar në 22 Mars, 2014 03:08

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të vizitojë sot Kosovën, ku do të marrë pjesë në konferencën me bizneset e Kosovës, takim që do të mbahet në qytetin e Pejës. Lajmin për vizitën e Ramës në Kosovë, e ka konfirmuar Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB).

“Kryeministri Rama do të vizitojë kompanitë ‘Elkos Group’ dhe ‘Devolli Group’, kurse në Hotelin ‘Dukagjin’ kryeministri Rama do të marrë pjesë në konferencën, në të cilën do të diskutohet me bizneset kosovare me temën: ‘Rritja e bashkëpunimit mes bizneseve Kosovë-Shqipëri’”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

 

S.S

"Gjuhësia shqiptare është sot institucioni i fundit i padekomunistizuar"

Postuar në 22 Mars, 2014 02:59

Ledi Shamku-Shkeli është një nga gjuhëtaret që mbështet me forcë ndryshimet e standardit të gjuhës shqipe. Ajo shprehet se, kjo nuk po ndodh sepse “gjuhësia shqiptare është sot institucioni i fundit i padekomunistizuar”.

Ajo shton se, gjuha shqipe ka nevoja për ndryshime ku të pasqyrohen “zhvillimet e reja demografike, shoqërore, politike, ekonomike e kulturore kanë diktuar e diktojnë pasqyrimin e tyre në Shqipen e përbashkët, siç ndodh në çdo gjuhë tjetër të gjallë”.

Ambasadori i BE Ettore Sequi drejt largimit nga Shqipëria?

Postuar në 22 Mars, 2014 02:22

Pas ambasadorit amerikan, Alexander Arvizu, një tjetër diplomat i rëndësishëm përgatitet të lërë Tiranën. Gazeta “Dita” i referohet burimeve nga zyra e Këshillit të Europës në Tiranë që i kanë bërë me dije se ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, po shpërngulet nga Tirana për t’u akomoduar në Romë. Ambasadori Sequi në janar të këtij viti mbushi tre vjet në krye të delegacionit të BE-së në Tiranë, ndërsa me Shqipërinë kishte një lidhje më të hershme. Gazeta evidenton se “nuk bëhet e ditur nëse Sequi po ikën për shkak të përfundimit të mandatit tre-vjeçar apo për arsye të tjera” .

Gjysma e votuesve të majtë urbanë mendojnë se “senatorët” janë mënjanuar. Gramoz Ruçi mendon të kundërtën

Postuar në 22 Mars, 2014 01:00

Në emisionin e të  premtes DEBAT+ në Vizion Plus, drejtuesi i emisionit, Eduard Zaloshnja, paraqiti rezultatin e një sondazhi të tij, sipas të cilit rezultonte se 49% e votuesve të majtë urbanë mendojnë se të mbiquajturit “senatorë” të PS-së janë mënjanuar në vendimmarrje nga Edi Rama, ndërsa 31% mendojnë të kundërtën. I të njëjtit mendim me këta të fundit ishte edhe i ftuari në Debat+, Gramoz Ruçi.

“Fitorja e bindshme e Vuçiç që drithëron Serbinë” shkruan “La Stampa” dhe analizon imtësisht kryeministrin e ri

Postuar në 21 Mars, 2014 15:31

E përditshmja italiane “La Stampa” ka botuar një analizë të thelluar e të zgjeruar mbi liderin e ri të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Autori Giuseppe Zaccaria evidenton se kryeministri i ri i progresistëve serbë është aktualisht njeriu më i pushtetshëm i Serbisë që prej monarkisë. Pikërisht nga ky fakt, autori ngre pikëpyetje se si do ta përdorë pushtetit lideri i ri serb; nëse ai do të ndjekë një rrugë të re apo hapat e njeriut tjetër “të fortë” të vendit të tij, Sllobodan Millosheviçit.

70 ton drogë në magazinat e shtetit

Postuar në 21 Mars, 2014 14:39

Tre magazina shtetërore vlejnë sot të paktën 25 milionë dollarë. Ne dhomat e depozitimit te droges ndodhen me shume se 70 tone kanabis sativa e presuar, bime e paperpunuar, e marijuane, e cila ndodhet ne pritje per t'u asgjesuar. 

Ministri britanik sjell 47 shqiptarë në Tiranë

Postuar në 21 Mars, 2014 14:35

47 shtetas shqiptarë me qëndrim të parregullt në Britaninë e Madhe janë dëbuar sot duke u sjellë në Tiranë. E veçanta e këtij dëbimi ka të bëjë me faktin se, kanë udhëtuar në një avion me ministrin e Shtetit në Britaninë e Madhe, John Taylor.

Ministri britanik u prit në aeroport dhe pati një takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri. Si Taylor dhe Tahiri u bënë thirrje shtetasve shqiptarë që të mos  kërkojnë azil politik në Britani, pasi kërkesat e tyre nuk do të pranohen pasi Shqipëria aktualisht është jashtë hartës së vendeve që mund t’a përfitojnë këtë status. 

“Blackberry” në telashe, edhe Obama mund ta zëvendësojë

Postuar në 21 Mars, 2014 13:08

BlackBerry është vërtetë në telashe, nëse janë të vërteta zërat sipas të cilave edhe përdoruesi i tij më i famshëm, Barack Obama, po përgatitet ta zëvëndësojë me një tjetër smartphone. Ka qenë gjithnjë e dukshme që Presidenti i SHBA-ve ka qenë gjithnjë shumë i afeksionuar pas telefonit të tij. Para se të shkonte në Shtëpinë e Bardhë ai e përdorte intensivisht, aq sa edhe vetë ai e pranonte se kishte krijuar varësi. Pasi u zgjodh, ekipi i tij i sigurisë e kishte informuar se do të duhej të braktiste telefonin e mëparshëm sepse nuk ishte mjaftueshmërisht i sigurtë.

Rendi i ri botëror

Postuar në 21 Mars, 2014 12:56

The Economist

“Në mendjet dhe zemrat e popullit”, deklaroi Vladimir Putini përpara Parlamentit të Rusisë këtë javë, “Krimea ka qenë gjithmonë një pjesë e pandashme e Rusisë”. Ai e aneksoi ishullin me një shpejtësi dhe eficencë mbresëlënëse, i mbështetur nga një shumicë dërrmuese në referendum. Ai e quan fitore të rendit dhe legjitimitetit, si dhe një goditje ndaj përpjekjeve të Perëndimit për të futur hundët.

Masakër në Pejë, dy të vrarë dhe shtatë të plagosur

Postuar në 21 Mars, 2014 12:01

Dy persona kanë vdekur sot në Komunën e Pejës nga të shtënat me armë zjarri. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për "Radion Evropa e Lirë" se incidenti ka ndodhur në rrugën Pejë-Deçan.

Sipas tij, bëhet fjalë për 7 persona të plagosur. Kelani thotë se policia po bën hetime intensive, ndërsa nuk ka mundur të konfirmojë motivin e të shtënave.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme