Gjysma e votuesve të majtë urbanë mendojnë se “senatorët” janë mënjanuar. Gramoz Ruçi mendon të kundërtën

Postuar në 22 Mars, 2014 01:00

Në emisionin e të  premtes DEBAT+ në Vizion Plus, drejtuesi i emisionit, Eduard Zaloshnja, paraqiti rezultatin e një sondazhi të tij, sipas të cilit rezultonte se 49% e votuesve të majtë urbanë mendojnë se të mbiquajturit “senatorë” të PS-së janë mënjanuar në vendimmarrje nga Edi Rama, ndërsa 31% mendojnë të kundërtën. I të njëjtit mendim me këta të fundit ishte edhe i ftuari në Debat+, Gramoz Ruçi.

“Po e filloj nga vetja, duke vazhduar me Daden, Majkon, Blushin, Xhafën, Braçen, etj. Ne nuk jemi futur për sprint në politikë, por për maratonë. Të gjithë janë vlera të PS, janë në kryesi, janë në grupet parlamentare dhe të gjithë po japin kontributin e tyre në Partine Socilaiste,” tha Ruçi.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.